Studimi: Gjermania do të humbasë 260 miliardë euro

Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë po i kushtojnë Gjermanisë qindra miliarda euro. Në një studim thuhet se edhe punësimi po vuan.
Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë po i kushtojnë Gjermanisë qindra miliarda euro, thuhet në një studim të fundit. Ekonomia gjermane do të humbasë si pasojë e këtyre zhvillimeve deri në vitin 2030 mbi 260 miliardë euro.
Ky është konstatimi i një studimi që kanë punuar së bashku tre institute kërkimore: Instituti për Tregun e Punës dhe Formimin Profesional (IAB), Instituti Federal për Formimin Profesional dhe Shoqëria për Kërkimin e Strukturës Ekonomike.
Sipas studimit të publikuar të martën (09.08), konflikti po dëmton edhe punësimin. Vitin e ardhshëm, rreth 240.000 vetë më pak mund të punësohen sesa para luftës - mesatarja për vitet 2022-2028 do të ishte 150.000 njerëz.
Sipas studimit, produkti i brendshëm bruto (GDP) i rregulluar me çmimin në vitin 2023 do të jetë rreth 1,7 për qind më i ulët se sa po të mos kishte ndodhur sulmi rus në Ukrainë. "Rritja ekonomike po dobësohet veçanërisht nga rritja e çmimeve të lëndëve të para fosile. Ato po rëndojnë si ekonominë e eksportit, ashtu edhe konsumin e familjeve private."
Për parashikimin e tyre, studiuesit supozuan se sanksionet kundër Rusisë do të mbeten në fuqi deri në vitin 2030, edhe nëse lufta përfundon më parë.
Sipas studimit, një nga humbësit e mëdhenj në situatën aktuale do të jetë sërish industria e gastronomisë dhe hotelerisë, e cila është goditur keq edhe nga pandemia. Këto fusha ekonomike do të ndjejnë dukshëm edhe humbjen e fuqisë blerëse tek qytetarët. "Për shkak të shpenzimeve më të ulëta të konsumatorëve, do të ulet edhe numri i punonjësve në këto fusha”, thotë studimi.
Humbës të tjerë do të jenë sektorët me energji, si industria kimike dhe prodhimi i metaleve, por edhe shërbimet sociale.
Për vitin 2030, studimi sheh një efekt pozitiv prej 60.000 vende të reja pune. Por kjo vlen vetëm nëse çmimet e energjisë nuk rriten edhe më shumë. Nëse kjo ndodh, Gjermania do të rrëshqasë në recesion, paralajmëroi Weber. Në një skenar tjetër, ku çmimet e energjisë rriten dy herë më shpejt, studiuesit shohin ndikimin më të madh në tregun e punës në vitin 2024, me 660.000 punëtorë më pak sesa sikur të mos kishte luftë.
E . S / SCAN
Sondazh

Tregu valutor ‘në të gjelbër’ – Rikuperojnë monedhat kryesore përballë Lekut!
Monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa blihet sot me 116.3 lekë dhe shitet me 117 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një ditë më......

Pse njerëzit në Kinë nuk paguajnë më hipotekat e tyre dhe përse kjo ka një rëndësi globale?!
"Ndërtimi ndalon, hipoteka ndalon. Dorëzoni shtëpitë dhe rimbursohuni!" Kjo ishte një nga thirrjet që blerësit e pakënaqur të apartamenteve në Kinë përdorën......

Kundërshtimet për garat tenderuese - Regjistrohen 449 ankesa në KPP, mbi 62% kontestojnë vlerësimin e ofertave
Hartimi i kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo kontestimet në vlerësimin e ofertave kanë detyruar 449 subjekte të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit......

Kredi 49 milionë dollarë për Qukës–Qafë Plloçë - Firmoset huaja me Fondin Saudit për Zhvillim, Ibrahimaj: Rruga, me 2 korsi!
Qeveria shqiptare ka marrë një tjetër borxh për segmentin rrugor Qukës-Qafë-Plloçë, që është një prej akseve më të zvarritur në drejtim të mbylljes së......

Kreditë me probleme i rikthehen rënies - Për Qershorin treguesi zbriti në 5.32%, nga 5.44% që ishte në maj
Treguesi i kredive me probleme regjistroi rënie për muajin qershor. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ky nivel ishte 5,32% për......

Greqia do të dalë nga korniza e 'mbikëqyrjes së zgjeruar' të BE-së pas 12 vjetësh!
Greqia do të dalë nga e ashtuquajtura korniza e zgjeruar e mbikëqyrjes së Bashkimit Europian më 20 gusht, tha të mërkurën ministri i saj i financave, një......

Shqipëria merr garanci nga Turqia për krizën e energjisë dhe te ushqimeve
Kryeministri vendit Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan. Sipas njoftimit të tij në rrjetet sociale në këtë takim......

Ishulli Zakynthos nën evakuim emergjent për shkak të zjarrit!
Ishulli Fshati Megala Alonia në pjesën veriore të ishullit Jon të Zakynthos është tani nën urdhra evakuimi pasi një zjarr i egër po kërcënon zonën. Banorët......