Bota Postuar më 11 Gusht 2022, 11:33

Rikthehet nafta ruse në Europën qendrore - Furnizimi u zhbllokua pas kryerjes së pagesës

Nga SCAN TV
Rikthehet nafta ruse në Europën qendrore - Furnizimi u zhbllokua pas

Rikthehet nafta ruse në tubacionin e Druzhba që kalon nëpërmjet Ukrainës dhe furnizon Hungarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke. Shoqëria ruse Transneft ndërpreu furnizmin pak ditë më parë pasi nuk ishte kryer pagesa, e cila ishte bllokuar nga një bankë europiane për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë. Aktualisht pas arritjes së marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës situata është zhbllokuar.

Embargo e Bashkimit Europian, e vendosur në muajin maj, preku dhe naftën ruse që importohej nëpërmjet detit, por lejoi përkohësisht furnizimet nga toka në vendet që nuk kanë qasje në det. Në të kundërt vende si Sllovakia do të kishin mbetur praktikisht pa naftë.

Sllovakia konfirmoi se pagesat do të kryheshin në kohë nga ana e rafinerisë sllovake Slovnaft, në pronësi të grupit hungarez të energjisë MOL. Pagesa e kryer ishte 10 milin euro, ndërsa qeveria sllovake po vlerëson një zgjidhje afatgjatë të problemit duke shtuar se situata ishte krijuar si pasojë e një problemi teknik që lidhej me sanksionet ndaj Rusisë.

Seksioni verior i tubacionit të naftës Druzhba, i cili kalon Bjellorusinë deri në Poloni dhe Gjermani, nuk u prek nga bllokimi i furnizimi sipas Transneft.

Rusia reduktoi furnizimin me gaz natyror në Evropë pasi shumica e vendeve refuzuan të paguanin në rubla dhe jo në dollarë ose euro.

https://www.youtube.com/watch?v=-jtp37O8QKM

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat