Probleme për parfumet Gucci dhe L’Oreal - Rritja e çmimit të gazit shton koston e prodhimit të shisheve

Heinz – Glas është një nga prodhuesit më të mëdhenj të shisheve të qelqit në Gjermani dhe prodhon shishe parfumesh për markat e famshme si Gucci dhe L'Oréal.
Në një kohë që sektori i industrisë po përballet me shumë vështirësi, kriza aktuale e gazit që ka goditur vendin mund të jetë fatale. Në fabrikën bavareze prodhohen pothuajse 70 ton qelq në ditë në temperatura deri në 1600 gradë. Përdoren sasi të mëdha gazi, i cili është kthyer në një burim të rrezikuar dhe gjithnjë e më i shtrenjtë. Rritja e kostove të energjisë po rrit dhe kostot e prodhimit.
Nëse furnizuesit rusë të gazit do të mbyllnin rubinetat, situata do të ishte katastrofike për industrinë që prodhon një milion shishe parfumi në ditë vetëm në Gjermani. Furrat do të mbylleshin dhe dëmi mund të jetë i përhershëm pasi një rifillim i aktivitetit do të kërkonte muaj të tërë.
Ndërtimi i një rezervuari të ri shkrirjeje, nëse është teknikisht i realizueshëm, do të zgjaste të paktën 12 muaj dhe ndoshta 18 muaj ose më shumë. Sipas ekspertëve kjo do të thotë se industria e qelqit në Gjermani ka shumë të ngjarë të zhduket.
Kompania ka investuar në depozita të gazit të lëngshëm, të cilat mund të dërgohen çdo ditë me kamion. Por kjo do të kushtonte tre herë më shumë dhe nuk do të ishte e mjaftueshme. Industria kërkon me këmbëngulje investitorë të rinj dhe ndihmë nga shteti në të kundërt prodhimi do të zhvendoset diku tjetër si për shembull në Indi ose Kinë.
Për 1500 punonjësit e kompanisë në Gjermani, e ardhmja duket e turbullt.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=qspq2u4-c4o
Sondazh

Spanja fik dritat e vitrinave për të kursyer energji - Të gjitha dyqanet duhet të fikin dritat në orën 22.00 të mbrëmjes
Ajër i kondicionuar jo më poshtë se 27 gradë në verë dhe ngrohje jo më shumë se 19 gradë në dimër në zyra, dyqane, bare dhe restorante. Dritat e vitrinave do......

Gjermani, qeveria masa për të mbrojtur punëtorët - 10 miliardë euro për të ndihmuar në përballimin e kostos së lartë të jetesës
Gjermania nis të marrë masat për të mbrojtur qytetarët nga inflacioni në rritje. 10 miliard euro do të jepen nga shteti për të ndihmuar punëtorët të cilët e......

Ministria turke: Nisja e anijes me grurë nga porti ukrainas është e pamundur për shkak të motit të keq!
Një anije transportuese me grurë që ishte planifikuar të nisej nga porti Chornomorsk i Ukrainës sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB të enjten nuk......

Disney 'mund' Netflix me mbi 152 milionë abonentë dhe tani do të rrisë çmimet!
Kompania Walt Disney kaloi Netflix-in me një total prej 221 milionë klientësh të transmetimit dhe njoftoi se do të rrisë çmimet për klientët që duan të......

Kriptot po lulëzojnë sepse shumë investitorë po kërkojnë këshilla nga YouTube. A mund të ndërhyjnë rregullatorët?
Gati gjysma e investitorëve australianë me pakicë zotëronin kriptovaluta në fund të vitit 2021 dhe më shumë morën informacionin e tyre nga videot në YouTube......

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për realizimin e projektit ‘Durrës Yacht & Marina’!
Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku ka njoftuar sot përmes një deklarate për mediat se pas thuajse tre vjet rrugëtimi me shumë hapa, duke kaluar përmes......

Studimi: Gjermania do të humbasë 260 miliardë euro
Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë po i kushtojnë Gjermanisë qindra miliarda euro. Në një studim thuhet se edhe punësimi po vuan. Lufta në......

Tregu valutor ‘në të gjelbër’ – Rikuperojnë monedhat kryesore përballë Lekut!
Monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa blihet sot me 116.3 lekë dhe shitet me 117 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një ditë më......