Shqipëria Postuar më 11 Gusht 2022, 12:12

Mbështetje nga IPARD për mekanikën bujqësore - Krifca: Rishikimi i programit të BE për prodhimin dhe magazinimin e drithrave

Nga SCAN TV
Mbështetje nga IPARD për mekanikën bujqësore - Krifca:

Problemet globale të furnizimit me drithra, si pasojë e luftës në Ukrainë, kanë sjellë në qendër të vëmendjes shtimin e prodhimit të grurit dhe misrit.

Sipas ministres së Bujqësisë Frida Krifca, krahas mbështetjes me 30 mijë lekë për Ha për mbjelljet e reja të grurit dhe shtimit me 500 milionë lekë për naftë për fermerët, janë  propozuar ndryshime pranë Komisionit Europian që mekanika bujqësore dhe infrastruktura e grumbullimit për misrin dhe grurin të përfshihet në investimet IPARD, ashtu si përfitojnë sot kulturat e tjera.

Gjatë takimit me fermerët e Dropullit në Gjirokastër, ministrja tha se pavarësisht sfidave që po kalon bujqësia, kemi një prodhim të mbarë të misrit këtë vit, po ashtu si u regjistrua dhe prodhimi i grurit. Ministrja ritheksoi dhe ecurinë pozitive të shpërndarjes së naftës, që u shtua dhe me 500 milonë lekë të tjera për fermerët dhe që mbulon të gjjtha kulturat e prodhimit në vend.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=5MN20nYkDgs

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat