Deri në 2025 do jepen dhe 24 koncesione të reja - Zbardhet dokumenti qeveritar mbi kontratat e reja PPP për katër vitet e ardhshëm

Qeveria planifikon që deri në vitin 2025 të japë edhe 24 koncesione të reja. Projektet vijnë në programet për nxitjen e investimeve private per ofrimin e punëve dhe shërbimeve publike nëpërmjet kontratave te koncesionit /PPP, të publikuara në draftodokumentin e programit buxhetor afatmesëm 2022–2025.
Ato do të jenë të shpërndara si me poshtë: 6 në vitin 2022, 6 në vitin 2023, 7 në vitin 2024 dhe 5 në vitin 2025.
Në programin e sapopublikuar në Fletoren Zyrtare Qeveria nuk specifikon për çfarë lloj koncesionesh bëhet fjalë, por parashikon hartimin e dokumenteve të tenderimit për këto 24 PPP.
Ndërkohë që po për këtë periudhë, Qeveria parashikon shpenzime për asistencë ne fazën e studimit te fizibilitetit per projekte 28 koncesionare në total.
Ndërkohë që duket se do jetë shumë më dorështrënguar sa i përket projekteve rrugore për katër vitet e ardhshme.
Programi “Transporti Rrugor” kufizohet me Ndërtimin e rrugës Kardhiq - Delvinë Loti 8, ndërtimin e rrugës lidhëse Shijan - Ura e Gajdarit dhe rehabilitimi i segmentit rrugor Shijan – Delvinë, ndërkohë që parashikohet një total prej 3483 km rrugë të mirëmbajtura sipas standardeve në vitin 2025 në të gjithë territorin.
Numri i kilometrave të ndërtuara reabilituara, sistemuara, asfaltuara dhe te pajisura me sinjalistike rrugore do të arrijë në 602 Km në vitin 2023 nga 308 Km që pritet të ndërtohen deri në fund të vitit 2022.
Projekti tjetër që përmendet shpesh në dokumentin qeveritar është Rikonstruksioni i segmentit hekurudhor Tiranë – Durrës si dhe ndërtimi i linjës së re hekurudhore Tiranë-Rinas.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=g9ingGL4Y_Q
Sondazh

Fluturimet low cost: Wizz Air humbet 23 euro për pasagjer - Kompani ajrore si Ryanair dhe Vueling, regjistrojnë fitime
Kompania ajrore e fluturimeve me kosto të ulët, hungarezja Wizz Air shënon një humbje prej 23 eurosh për pasagjer. Kjo është e dhëna më negative mes kompanive......

Tkurret ekonomia e Britanisë - Një nga arsyet kryesore është rritja e kostos së jetesës
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u tkurr në tremujorin e dytë të 2022, pasi kriza e kostos së jetesës së vendit preku kryesisht familjet. Shifrat zyrtare......

Denise Coates, zonja që fiton një milion euro në ditë - Pronarja e “bet365” ndërton pasurinë e saj falë basteve sportive të të tjerëve
Messi, Ronaldo, Mbappè, Neymar e Haaland nuk fitojnë të gjithë së bashku aq para’ sa një zonjë angleze 54-vjeçare, Denise Coates, shumë e lidhur me Stoke City......

Nilevi i ulët i lumit Ren, pasoja për ekonominë gjermane - Transportuesit e qymyrit në vështirësi, detyrohen të reduktojnë furnizimet
Duke u përgatitur për recesionin dhe mungesat e energjisë në sezonin e dimrit, bizneset gjermane po përballen me një mungesë tjetër të rëndësishme: atë të......

BE dhe Koreja e Jugut: Plani i SHBA-së për uljen e taksave të automjeteve elektrike mund të shkelë rregullat e OBT-së!
Bashkimi Europian dhe Koreja e Jugut kanë ngritur shqetësime në lidhje me kreditimin e propozuar të taksave të SHBA-së për blerjet e automjeteve elektrike,......

Vijojnë zjarret masive në Shqipëri – Ja situata aktuale në të gjithë vendin!
Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Robert Hysenllari njofton se sipas të dhënave......

600 mijë ngrohës elektrikë u shitën në 6 muaj – Gjermania nën panik nga kriza e gazit në dimër!
Shitjet e ngrohësve elektrikë janë rritur ndërsa gjermanët përgatiten për një krizë të mundshme energjetike këtë dimër. Rreth 600,000 ngrohës u shitën në......

Politikisht të njohura, por shkencërisht të diskutueshme: Sa efikase janë sanksionet?!
Embargoja e armëve, ndalimi i udhëtimit, bllokada tregtare... sanksionet po përdoren gjithnjë e më shumë. Shembujt e fundit janë sanksionet e Kinës kundër......