Fluturimet low cost: Wizz Air humbet 23 euro për pasagjer - Kompani ajrore si Ryanair dhe Vueling, regjistrojnë fitime

Kompania ajrore e fluturimeve me kosto të ulët, hungarezja Wizz Air shënon një humbje prej 23 eurosh për pasagjer. Kjo është e dhëna më negative mes kompanive europiane që realizojnë fluturime të lira. Ndërkohë rivalet si Ryanair dhe Vueling shënojnë fitime.
Dëmshpërblimet për fluturimet e anuluara dhe vendimi për të mos blerë karburant muaj më parë kur cmimet ishin më të ulëta, nuk rezultuan në favor të kompanisë ajrore Uizz Air. Në tremujorin e parë pothuajse normal, kompania ajrore ka humbur 23 euro për cdo pasagjer, duke shënuar të dhënat më negative mes kompanive europiane që realizojnë fluturime me kosto të ulët. Nga ana tjetër kanë shënuar fitime kompani ajrore si Ryanair dhe Vueling e cila përfshin dhe British Airuays. Ndërsa mes tyre janë të vendosura easyJet, Transavia dhe Eurouings.
Në tremujorin e dytë të vitit 2022 Ryanair ka transportuar 45.5 milion persona, pak a shumë numri që kanë transportuar së bashku easyJet 22 milion, Uizz Air 12.2 milion dhe Vueling 8.8 milion. Ndërsa në të njëjtin tremujor në vitin 2019 para pandemisë, kompanitë që transportuan më shumë pasagjerë ishin Ryanair, Uizz Air dhe Transavia. Bie në sy të dhënat negative për Eurouings që ka transportuar më pak se mesatarja e klientëve në periudhën prill – qershor të tre viteve më parë.
Por nëse vlerësohet se sa kanë paguar pasagjerët,klasifikimi përmbyset. Në tremujorin e analizuar ata që fluturuan me Transavia kanë shpenzuar 114.5 euro, katër euro më shumë se ata që kanë zgjedhur Eurouings. Në vend të tretë është easyJet, ku një pasagjer ka paguar 94.8 euroPasagjerët e Ryanair kanë paguar 57.2 euro ndërsa ata të Uizz Air 66.4 euro.
Por cmimi i biletave nuk përkthehet automatikisht në fitim. Si pasojë e rritjes së cmimit të karburanteve, shkëmbimi jo i favorshëm euro – dollar dhe anulimet e fluturimeve, vetëm dy kompani ajrore që realizojnë fluturime me kosto të ulët kanë shënuar fitime: Ryanair dhe Vueling.
Uizz Air shënon një humbje prej 451 milion eurosh, pasi borxhi i kompanisë hungareze, që është në dollarë, është rritur me 140 milion kur monedha amerikane u barazua me euron.
“Pesha” e shërbimeve ekstra zbulohet edhe në pasqyrat financiare të kompanive kryesore europiane me kosto të ulët. Në këtë rast, për Uizz Air 51.5% e të ardhurave nga çdo pasagjer rrjedh nga shitja e shërbimeve të tilla si bagazhet e dorës, hipja me përparësi, përzgjedhja e sediljeve, ushqimet në bord. Pjesa tjetër 48.5% është tarifa bazë, pra vetëm fluturimi. Përqindja e shërbimeve shtesë – duke parë pasqyrat financiare të kompanive– bie në 39.4% për Ryanair dhe 34.4% për easyJet.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=tUDe_pe9v1o
Sondazh

Tkurret ekonomia e Britanisë - Një nga arsyet kryesore është rritja e kostos së jetesës
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u tkurr në tremujorin e dytë të 2022, pasi kriza e kostos së jetesës së vendit preku kryesisht familjet. Shifrat zyrtare......

Denise Coates, zonja që fiton një milion euro në ditë - Pronarja e “bet365” ndërton pasurinë e saj falë basteve sportive të të tjerëve
Messi, Ronaldo, Mbappè, Neymar e Haaland nuk fitojnë të gjithë së bashku aq para’ sa një zonjë angleze 54-vjeçare, Denise Coates, shumë e lidhur me Stoke City......

Nilevi i ulët i lumit Ren, pasoja për ekonominë gjermane - Transportuesit e qymyrit në vështirësi, detyrohen të reduktojnë furnizimet
Duke u përgatitur për recesionin dhe mungesat e energjisë në sezonin e dimrit, bizneset gjermane po përballen me një mungesë tjetër të rëndësishme: atë të......

BE dhe Koreja e Jugut: Plani i SHBA-së për uljen e taksave të automjeteve elektrike mund të shkelë rregullat e OBT-së!
Bashkimi Europian dhe Koreja e Jugut kanë ngritur shqetësime në lidhje me kreditimin e propozuar të taksave të SHBA-së për blerjet e automjeteve elektrike,......

Vijojnë zjarret masive në Shqipëri – Ja situata aktuale në të gjithë vendin!
Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Robert Hysenllari njofton se sipas të dhënave......

600 mijë ngrohës elektrikë u shitën në 6 muaj – Gjermania nën panik nga kriza e gazit në dimër!
Shitjet e ngrohësve elektrikë janë rritur ndërsa gjermanët përgatiten për një krizë të mundshme energjetike këtë dimër. Rreth 600,000 ngrohës u shitën në......

Politikisht të njohura, por shkencërisht të diskutueshme: Sa efikase janë sanksionet?!
Embargoja e armëve, ndalimi i udhëtimit, bllokada tregtare... sanksionet po përdoren gjithnjë e më shumë. Shembujt e fundit janë sanksionet e Kinës kundër......

Suedia nis plotësimin e kërkesave të Turqisë për ekstradimin!
Ky është rasti i parë pas kërkesës së Ankarasë për ekstradimin e një numri personash në këmbim të heqjes dorë nga vetoja kundër anëtarësimit të Suedisë në......