Bota Postuar më 12 Gusht 2022, 11:33

Rritet kërkesa botërore për naftë - Një nga arsyet është rritja e çmimit të gazit

Nga SCAN TV
Rritet kërkesa botërore për naftë - Një nga arsyet

Rritja e cmimit të gazit ka shtuar kërkesën për naftë, që këtë vit do të shënojë një nivel më të lartë se parashikimet dhe në vitin 2023 do të tejkalojë nivelet para pandemisë së Covid-19. Në raportin mujor të Agjencisë ndërkombëtare të energjisë u parashikua një rritje e kërkesës botërore në momentin që temperaturat e larta dhe rritja e cmimit të gazit po shtyjnë vendet që të ndryshojnë lëndët djegëse të përdorura për prodhimin e energjisë elektrike.

Të dhënat e fundit konfirmojnë një rritje të konsumit të naftës për prodhimin e energjisë sidomos në Europë dhe Lindje të Mesme por dhe në të gjithë Azinë. Sipas agjencisë kërkësa globale është rritur me 2.1 milion fuçi në ditë dhe do të rritet me 99.7 milion fuci në ditë në vitin 2022. Ndërsa në vitin 2023 do të rritet me 101.8 milion fuçi në ditë, në nivele më të larta se në vitin 2019.

Kalimi nga gazi në naftë ka të bëjë me faktin se çmimet e naftës së papërpunuar u ulën me 30 dollarë nga nivelet më të larta të qershorit, për shkak të rritjes së ofertës dhe frikës së një ngadalësimi ekonomik global. Skenari i çmimeve mund të ndryshojë dhe sipas IEA-s nuk mund të përjashtohet një rritje tjetër e çmimit, si për shkak se OPEC + ka vendosur për një rritje të kufizuar të prodhimit, ashtu edhe sepse nga viti 2023 do të hyjë në fuqi embargoja e BE-së për naftën bruto ruse që vjen nga deti. G7 po diskuton një kufi të mundshëm të çmimit të naftës.

Ndërkohë, lufta në Ukrainë po ndryshon gjeopolitikën e naftës. Perspektivat për furnizimin botëror të naftës janë rivlerësuar më lart, me uljen e ofertës ruse që do të jetë më e përmbajtur se sa pritej. Eksportet ruse në Kinë në korrik tejkaluan ato të drejtuara në Europë. Eksportet ruse të naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës në Europë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japoni dhe Kore kanë rënë me gati 2.2 milionë fuçi në ditë që nga fillimi i luftës dhe flukset janë ridrejtuar në Indi, Kinë, Turqi dhe vende të tjera.

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=TeOPNOj4620

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat