9 bashki, “të mbytura” në borxhe - Vështirësi financiare, pr.ligji në Kuvend: T’i paguajnë nga fondet e trashëguara të 1 viti më parë

Bashkitë do të mund të përdorin fondet e trashëguara nga një vit më parë për shlyerjen e borxheve apo pagimin e nënhuave të papaguara në kohë”. Gjithçka parashikohet në disa ndryshime në ligjin “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, që ka mbërritur në Kuvend për diskutim e që specifikon se niveli i fondeve që mund të përdoret për këtë qëllim është jo më pak se 30% e fondeve të trashëguara e të paangazhuara.
Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, ky ndryshim ka për qëllim uljen e masës së detyrimeve të prapambetura që mund të krijojnë njësisë së vetëqeverisjes vendore, duke e klasifikuar si një masë që do të parandalonte apo zgjidhte vështirësitë financiare të bashkive. Sipas të dhënave të fundit të disponueshme, në fund të tremujorit të tretë të vitit 2022, stoku i detyrimeve të prapambetura nga bashkitë arriti në rreth 6.6 miliardë lekë, në rritje me 70 milionë lekë, krahasuar me fundin e vitit 2021, teksa 60% e shumës disponohet nga vetëm 9 bashki.
Niveli më i lartë i stokut të detyrimeve të prapambetura u regjistrua në Bashkinë Tiranë me rreth 1.5 miliardë lekë, ose 23% ndaj stokut total. Të dhënat tregojnë se borxhet e Bashkisë Tiranë janë rritur ndjeshëm, duke qenë se në fund të vitit 2021 rezultonin në rreth 653 milionë lekë. Rreth 50% e detyrimeve të palikujduara nga ky dikaster janë për investime dhe rreth 39% për shpenzime të tjera.
Ndërkaq, Bashkia Kavajë renditet e dyta për nga niveli i detyrimeve të prapambetura, me rreth 741 milionë lekë, ose rreth 11% ndaj totalit, ndërsa e treta për peshën ndaj stokut të detyrimeve të prapambetura rezulton bashkia Vorë me rreth 412 milionë lekë apo rreth 6% e stokut total. Ndërkaq, stoku i detyrimeve të prapambetura është i papërfillshëm në bashkitë si Dropulli, Këlcyra, Patosi, Shkodra, Kolonja, Korça, Fushë Arrëz, etj.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

“Bashkitë, brenda 2 vitesh zerojnë borxhet” - Brahimi: Formulë e re për shlyerjen, efekti nis nga 2024-ta
Të gjitha bashkitë në vend që kanë detyrime të akumuluara, do të jenë të detyruara që brenda dy vitesh të shlyejnë të gjitha borxhet. Drejtori i Financave......

Bizneset, më të interesuar për tregjet e huaja - 63% e aplikantëve në shqipëri kërkojnë mbrojtje të markës ndërkombëtarisht
Bizneset në Shqipëri duket se janë më të interesuara për të shtrirë aktivitetin e tyre edhe jashtë kufijve. Nga të dhënat nga Drejtoria e Pronësisë......

“18 mijë dosjeve të pronarëve do u ulet kompensimi në 10%” - Vorpsi: Qeveria ka në plan të ulë faturën nga 100 Miliardë lekë, në 30 miliardë
Rreth 18 mijë dosje pronash për të cilat është marrë prej vitesh një vendim kthimi apo kompensimi, do të rishikohen në frymën e ndryshimeve të reja në ligjin e......

“Tatim zero për 17 mijë profesionistë të lirë” - Tabaku dorëzon në Kuvend amendamentin: Të mos diskriminohen shërbimet!
Ndërsa Kuvendi miratoi projektligjin për “Tatimin mbi të ardhurat” hartuar nga qeveria dhe që parashikon të fusë në skemën e taksimit profesionet e lira,......

Regjistër për shqiptarët e dënuar në botë - Qeveria miraton vendimin. Përfshihet vendi dhe arsyeja e dëbimit. Bazë për të dhënat shtetërore
Për të gjithë shqiptarët që janë dënuar jashtë vendit për vepra të ndryshme penale do të krijohet një regjistër elektronik që do të shërbejë si bazë të dhënash......

2023 nis me rritjen e sigurimeve të jetës, shtesa 35.5% - Sipas AMF, llogariten në 277 milionë lekë gjatë dy muajve të parë të vitit
Megjithëse në nivele modeste, sigurimi i jetës ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajve të parë të këtij viti. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare......

2022, ekonomia shqiptare u rrit me 4.84% - "Bien" projeksionet pesimiste, ndërtimi "lokomotiva" e rritjes
Të dhënat paraprake nga “Instituti i Statistikave” nisur nga vlerësimet e tremujorit të katërt të vitit 2022, bëjnë me dije se ekonomia shqiptare u rrit me......

Shkurti sjell rritje të kreditimit me 5% - Vijojnë tendencat rritëse edhe të kredisë për blerje banese, 23% më shumë se vjet
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi nivelin e huave të reja të disbursuara gjatë muajit shkurt drejt individëve dhe korporatave jofinanciare......