Zbardhet fatura e plotë e rindërtimit nga tërmeti - Mete: Do të alokojmë fonde edhe në vitin 2024

Buxheti i shtetit ka përballuar një kosto të lartë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, e cila mesa duket do të vijojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.
Gjatë prezantimit të aktit normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2023 në Komisionin e Ekonomisë, Ministri i Financave, Ervin Mete theksoi se për procesin e rindërtimit u shtuan 12 miliardë lekë sepse synohet që të përmbyllet sa më shpejt, ndërsa ka zbardhur faturën totale të këtij programi. Por deputetë të opozitës janë shprehur se fondet janë shpërdoruar.
Ministri Mete u pyet dhe për masat që ka marrë qeveria sa i takon kompensimit të rritjes së çmimeve për kategoritë në nevojë.
Ministri i Financave theksoi se akti normativ projekton rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2023 pavarësisht efektit negativ të kursit të këmbimit.
Sipas tij, fakti që 12 miliardë të parashikuara si mbështetje për sektorin energjetik dhe që nuk u përdorën kanë bërë të mundur rialokimin e këtyre fondeve ku ka më shumë nevojë. Akti u miratua në komision, për të kaluar më pas në seancë plenare.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ujëmbledhës i ri në Kaskadën e Devollit - Ndryshimet e koncesionit, Braçe: Të futen detyrime për veprat vaditëse të tokave bujqësore
Shoqëria “Devoll Hydropower” do kryejë studime shtesë për ndërtimin e një ujëmbledhësi me stacion pompimi, në pjesën e sipërme të lumit Devoll. Shtesa e......

“Përmbyset” renditja, Lezha kalon kryeqytetin - Depozitat në Tiranë u rritën me vetëm 1.7% në tremujorin e tretë të vitit
Banka e Shqipërisë ka përditësuar të dhënat e depozitave edhe sipas rretheve për tremujorin e tretë të vitit, që përkon pikërisht me fundin e muajit shtator......

Mali i Zi përparon në garën për anëtarësim në BE!
Kryeministri i betuar rishtazi i Malit të Zi, Milojko Spajiç, tha se vendi i tij ka "përparuar më tej" në rrugën për t'u bërë një anëtar i Bashkimit Europian......

Inflacioni i Eurozonës bie më shumë se sa pritej në tetor!
Inflacioni në eurozonë ra më shumë se sa pritej në 2.9% në tetor, sipas zyrës së statistikave të BE-së. Me periudhën e blerjeve të Krishtlindjeve vetëm disa......

Banka Botërore: Tre skenarët e mundshëm dhe çfarë sjellin për tregun e mallrave nëse lufta e Izrael-Hamas intensifikohet!
Çmimet e naftës mund të përballen me një tronditje dhe të rriten deri në 157 dollarë (147 euro) për fuçi nëse kriza e Lindjes së Mesme përshkallëzohet, ka......

Akti Normativ për Buxhetin 2023/ Mete: Synon të sigurojë stabilitetin makroekonomik të vendit!
Ministri i Ekonomisë, Ervin Mete, ka prezantuar sot Aktin Normativ për Buxhetin 2023 para Komisionit të Ekonomisë ku evidentoi se ky akt ka për qëllim rritjen......

Zgjidhet qeveria e re e në Malin e Zi - Milojko Spajiç bëhet kryeministri i ri i vendit
Parlamenti i Malit të Zi, ka zgjedhur sot qeverinë e kryeministrit Milojko Spajiç, pas seancës plenare që zgjati përgjatë gjithë natës. Qeveria e re e Malit......

Avioni kundër turbulencës me krahë inteligjentë!
Gjatë fluturimit, një takim i afërt me turbulencat mund të jetë një përvojë e frikshme apo edhe dramatike: më 31 gusht 2023, një aeroplan i Delta Airlines që......