“Përmbyset” renditja, Lezha kalon kryeqytetin - Depozitat në Tiranë u rritën me vetëm 1.7% në tremujorin e tretë të vitit
Banka e Shqipërisë ka përditësuar të dhënat e depozitave edhe sipas rretheve për tremujorin e tretë të vitit, që përkon pikërisht me fundin e muajit shtator 2023. Shifrat zyrtare, të përpunuara dhe analizuara nga “Scan Intel”, tregojnë se Lezha është rrethi/qyteti me rritjen më të madhe të depozitave në sektorin bankar në tremujorin e tretë të vitit, krahasuar me tremujorin paraardhës, me plot 6.5% rritje
Në këtë renditje ndjek Vlora, me një rritje të depozitave në masën 5.4%. Shkodra, Durrësi dhe Fieri regjistrojnë një rritje të konsiderueshme gjithashtu, prej 4.3%, 3.8% dhe 3.4% respektivisht. Me rritjen më të vogël ndjekin Elbasani dhe Vlora. Në vend të fundit në terma të rritjes gjejmë Tiranën, me vetëm 1.7% rritje, ndërkohë që sipas të dhënave të publikuara për tremujorin e tretë të vitit që lamë pas, pra vitin 2022, Tirana është renditur në vendin e dytë. Në terma nominalë kjo rritje ka qenë 5.1%.
Rrethet e pasqyruara nga Banka e Shqipërisë kanë patur performancë pozitive të depozitave duke mos regjistruar asnjë rënie gjatë tremujorit të tretë të vitit. Ajo që vihet re nga shifrat është fakti se rrethet/qytetet me rritjen më të madhe te depozitave janë kryesisht ato turistike për shkak të sezonint të verës. Vlora, Durrësi dhe Lezha janë në krye të listës, tre qytetet bregdetare më të vizituara gjatë sezonit veror.
Turizmi duket se ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në këtë drejtim, por ajo që duket e çuditshme është rritja modeste e depozitave në kryeqytet ndërkohë që Tirana kanalizon një pjesë të konsiderueshme të vizitorëve.
Armela Duka/SCAN

Mali i Zi përparon në garën për anëtarësim në BE!
Kryeministri i betuar rishtazi i Malit të Zi, Milojko Spajiç, tha se vendi i tij ka "përparuar më tej" në rrugën për t'u bërë një anëtar i Bashkimit Europian......

Inflacioni i Eurozonës bie më shumë se sa pritej në tetor!
Inflacioni në eurozonë ra më shumë se sa pritej në 2.9% në tetor, sipas zyrës së statistikave të BE-së. Me periudhën e blerjeve të Krishtlindjeve vetëm disa......

Banka Botërore: Tre skenarët e mundshëm dhe çfarë sjellin për tregun e mallrave nëse lufta e Izrael-Hamas intensifikohet!
Çmimet e naftës mund të përballen me një tronditje dhe të rriten deri në 157 dollarë (147 euro) për fuçi nëse kriza e Lindjes së Mesme përshkallëzohet, ka......

Akti Normativ për Buxhetin 2023/ Mete: Synon të sigurojë stabilitetin makroekonomik të vendit!
Ministri i Ekonomisë, Ervin Mete, ka prezantuar sot Aktin Normativ për Buxhetin 2023 para Komisionit të Ekonomisë ku evidentoi se ky akt ka për qëllim rritjen......

Zgjidhet qeveria e re e në Malin e Zi - Milojko Spajiç bëhet kryeministri i ri i vendit
Parlamenti i Malit të Zi, ka zgjedhur sot qeverinë e kryeministrit Milojko Spajiç, pas seancës plenare që zgjati përgjatë gjithë natës. Qeveria e re e Malit......

Avioni kundër turbulencës me krahë inteligjentë!
Gjatë fluturimit, një takim i afërt me turbulencat mund të jetë një përvojë e frikshme apo edhe dramatike: më 31 gusht 2023, një aeroplan i Delta Airlines që......

Kriza energjetike/ Kush ka energjinë dhe gazin më të shtrenjtë në Europë dhe si pozicionohet Shqipëria?
Çmimet pre-taksave të energjisë elektrike dhe gazit natyror u rritën pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, por tani ato janë në rënie. Edhe pse pak më......

Amerikanët paguhen për të mos punuar! - 80% e të punësuarve marrin raport, ose leje të paguar
Amerikanët po paguhen gjithnjë e më shumë për të mos punuar. Rritja e numrit të ditëve të lejes së paguar – duke përfshirë pushimet familjare, mjekësore dhe......