Avioni kundër turbulencës me krahë inteligjentë!

Gjatë fluturimit, një takim i afërt me turbulencat mund të jetë një përvojë e frikshme apo edhe dramatike: më 31 gusht 2023, një aeroplan i Delta Airlines që ngrihej nga Milano dhe nisej për në Atlanta përjetoi turbulenca të forta gjatë afrimit në aeroportin Hartsfield - Jackson: 11 persona ishin i plagosur dhe transportuar në spital menjëherë pas uljes; në mars 2023, një person vdiq nga lëndimet e marra gjatë turbulencave në një fluturim nga New Hampshire në Virxhinia.
Dhe në të njëjtin muaj disa pasagjerë që udhëtonin midis Austin dhe Frankfurt u shtruan në spital pasi avioni i tyre u godit nga turbulenca të forta pranë Dulles, Virxhinia.
Me pak fjalë, nuk ka asgjë për të bërë shaka me turbulencat. Por a është e mundur të eliminohen apo të zvogëlohen pasojat e saj? Një start-up amerikan, Turbulence Solution, po përpiqet, duke zhvilluar një teknologji të aftë për të ndihmuar pilotët, pasagjerët dhe aeroplanët të kalojnë nëpër turbulenca pa dëmtime.
Sistemi është në përgjithësi i thjeshtë: kur aeroplani ndeshet me një zonë veçanërisht të stuhishme me shpërthime të forta ere që vijnë nga drejtime të ndryshme, ai modifikon gjeometrinë e krahëve në kohë reale për të ruajtur stabilitetin.
Një seri sensorësh presioni të montuara në pjesën e jashtme të pajisjes zbulojnë forcën dhe drejtimin e rrymave dhe rregullojnë në mënyrë dinamike pozicionin e flap-eve, timonit dhe parametrat e shtytjes së motorëve. Në këtë mënyrë piloti mund të mbajë rrugën e planifikuar dhe të shmangë devijimet, vonesat dhe konsumin shtesë të karburantit.
Sipas kompanisë, sistemi është në gjendje të zvogëlojë efektet e turbulencës me 80% dhe është veçanërisht i përshtatshëm për aeroplanët e vegjël që janë më të ndjeshëm ndaj rrymave, por mund të përdoren edhe në avionë të mëdhenj komercialë.
Teknologjia tashmë është testuar me sukses në avionë të vegjël turistikë: objektivi i kompanisë tani është të vazhdojë kërkimin dhe të zgjerojë përdorimin e saj për ta bërë udhëtimin ajror më të rehatshëm dhe të sigurt.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Kriza energjetike/ Kush ka energjinë dhe gazin më të shtrenjtë në Europë dhe si pozicionohet Shqipëria?
Çmimet pre-taksave të energjisë elektrike dhe gazit natyror u rritën pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, por tani ato janë në rënie. Edhe pse pak më......

Amerikanët paguhen për të mos punuar! - 80% e të punësuarve marrin raport, ose leje të paguar
Amerikanët po paguhen gjithnjë e më shumë për të mos punuar. Rritja e numrit të ditëve të lejes së paguar – duke përfshirë pushimet familjare, mjekësore dhe......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore - Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Paundi!
Dollari amerikan ka humbur pikë ndjeshëm nga dita e hënë teksa është blerë këtë mëngjes me 98.8 lekë dhe është shitur me 100 lekë sipas kursit të këmbimit......

Facebook dhe Instagram, me pagesë në Europë - Deri 13 euro/muaj për përdoruesit që do të zgjedhin të mos shohin më reklama
Meta vendos një version me pagesë të rrjeteve të saj sociale. Shoqëria e themeluar dhe e drejtuar nga Mark Zuckerberg do i ofrojë përdoruesve europianë......

“Çmimi i naftës mund të shënojë rekord të ri” - Parashikimi i BB: Deri 157 dollarë/fuçi nga përshkallëzimi i luftës Izrael-Hamas
Çmimet e larta rekord të naftës mund të jenë një realitet shumë më pranë se sa mendohet, nëse do të ketë një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës Izrael –......

Prezantohen kompjuterët e rinj MacBook Pro dhe iMac - Risia lidhet me çipat e personalizuara të vetë kompanisë Apple
Apple prezantoi kompjuterët e rinj MacBook Pro dhe iMac dhe tre çipa të rinj për t'i fuqizuar ata, me kompaninë që tha se kishte ridizajnuar njësitë e saj të......

Furrat, gjoba 200 mijë lekë nëse shesin bukë pa etiketë! Pas 15 nëntorit nisin kontrollet në subjekte nga Inspektorati i Tregut
Furrat e bukës do të jenë të detyruara që pas datës 15 nëntor, të shesin çdo produkt të shoqëruar me etiketa treguese për çdo lloj buke, duke shpjeguar llojin......

Dalja e Shqipërisë nga lista gri, si përfitojnë pronat? - NAREA: Rritet shpejtësia në kryerjen e transaksioneve
Dalja e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave është konsideruar si një lajm shumë i rëndësishëm edhe për sektorin e pasurive të paluajtshëm në......