Europa Postuar më 31 Tetor 2023, 14:02

Inflacioni i Eurozonës bie më shumë se sa pritej në tetor!

Nga SCAN TV
Inflacioni i Eurozonës bie më shumë se sa pritej në tetor!

Inflacioni në eurozonë ra më shumë se sa pritej në 2.9% në tetor, sipas zyrës së statistikave të BE-së.

Me periudhën e blerjeve të Krishtlindjeve vetëm disa javë larg, Eurostat njoftoi të martën se çmimet e konsumit në zonën e euros kishin arritur nivelin e tyre më të ulët në më shumë se dy vjet, nga 4.3% në shtator.

Shkaku kryesor ishte rënia dyshifrore e çmimit të karburanteve, e cila u lehtësua me 11.1%. Të dhënat më të mira se sa pritej për inflacionin po i afrohen objektivit prej 2% të vendosur nga Banka Qendrore Evropiane, me politikën e saj të normave më të larta të interesit që kontribuon në qetësinë e mirëpritur.

Por në të njëjtën kohë, rritja u zhduk pasi prodhimi u tkurr pas muajsh stagnimi.

Gjermania, më e madhja nga 20 vendet që përdorin euron, pati rënie të prodhimit të saj ekonomik me 0.1%, ndërsa Franca, ekonomia e dytë më e madhe, regjistroi rritje prej vetëm 0.1%.

Paolo Gentiloni, Komisioneri i BE-së për Ekonominë, reagoi ndaj të dhënave më të fundit të inflacionit dhe PBB-së në X, i njohur më parë si Twitter, duke thënë se "një fazë tranzicioni në të cilën nevojitet kujdes për shpenzimet dhe mbështetje për investime".

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat