Europa Postuar më 23 Nëntor 2022, 15:29

Volkswagen i “dorëzohet” sindikatës gjermane - Rritje pagash prej 8.5% për 125 mijë punëtorë

Nga SCAN TV
Volkswagen i “dorëzohet” sindikatës gjermane - Rritje

Sindikata e përpunimit të metaleve “IG Metall” konfirmoi arritjen e një marrëveshjeje për pagat me Volkswagen për fabrikat e prodhuesit të automjeteve në Gjermaninë pas 11 orë negociatash. Sipas kësaj marrëveshjeje 125 mijë punëtorë do të përfitojnë rritje page prej 8.5%.

Marrëveshja do të ishte konsideruar shumë bujare nëse vendi që përfaqëson ekonominë më të madhe në Europë, nuk do të përballej me inflacionin në rritje

Sipas marrëveshjes dyvjeçare, punëtorët do të marrin një rritje pagash prej 5.2% nga qershori 2023 dhe 3.3% të tjera nga maji 2024. Në një deklaratë për mediat sindikata sqaroi se në kombinim me masat e lehtësimit politik, vendosjen e kufirit për çmimin e energjisë elektrike dhe gazit si dhe pagesat e mëtejshme të njëhershme nga shteti, rezultati është një paketë e përgjithshme që frenon ndikimin e inflacionit.

IG Metall, e cila është sindikata më e madhe e Gjermanisë, fillimisht kishte kërkuar një rritje pagash prej 8% gjatë 12 muajve për punëtorët në gjashtë fabrikat gjermane të VW si dhe në filialet e saj. Marrëveshja në Volkswagen është e ngjashme me një marrëveshje të mëparshme për industrinë më të gjerë të inxhinierisë metalike në ekonominë më të madhe të Europës.

IG Metall këtë muaj ra dakord për një rritje pagash nën trysninë e inflacionit që vendosi standardin për 3.9 milionë punonjës të sektorit metalik dhe elektrik në të gjithë Gjermaninë, në një marrëveshje që vuri në dukje presionet e frenueshme të pagave në zonën më të madhe të euros.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat