Europa Postuar më 23 Nëntor 2022, 15:20

Kërkimet për rrjetin në 6G - Ericsson investon miliarda paund në Britaninë e Madhe

Nga SCAN TV
Kërkimet për rrjetin në 6G - Ericsson investon miliarda paund

Prodhuesi i pajisjeve të rrjetit Ericsson do të investojë miliona paund për kërkimet për rrjetin 6G në Britaninë e Madhe, duke punuar me universitetet për sa i përket sigurisë së hardëare-ve, inteligjencën artificiale, rrjetet njoihëse dhe llogaritjet kuantike.

Kompania suedeze, e cila furnizon pajisje 5G për të katër rrjetet celulare britanike, tha se iniciativa 10-vjeçare do të ndihmojë në zhvillimin e rrjeteve të gjeneratës së ardhshme 6G, të cilat pritet të jenë të disponueshme në treg rreth vitit 2030.

Drejtoresha ekzekutive e Ericsson në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, Katherine Ainley, tha se universitetet britanike po kryejnë kërkime botërore në disa nga teknologjitë që do të mbështesin rrjetet e gjeneratës së ardhshme. Gjithashtu do të krijohet një ekip prej 20 studiuesish me përvojë në Mbretërinë e Bashkuar dhe studentët do të sponsorizohen. Grupi i ri do të plotësojë 17 qendra ekzistuese kërkimi të Ericsson në 12 vende.

Universitetet e mundshme partnere përfshijnë Surrey, Bristol dhe Manchester. Zakonisht duhen 8-10 vjet nga angazhimi me studiuesit deri në zhvillimin e teknologjisë komerciale.

Qeveria britanike, e cila ka punuar për të mbrojtur fondet për kërkimin shkencor pas Brexit, tha se investimi i Ericsson ishte një "votë e madhe besimi" në sektorin e telekomunikacionit të vendit, duke shtuar se së shpejti do të publikojë një strategji për teknologjinë 6G.

SCAN

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...