Shqipëria Postuar më 23 Nëntor 2022, 14:29

Përmbytjet nga moti i keq, evakuohen 22 familje - Peleshi: 1305 hektarë nën ujë në Shkodër, reshjet po shkojnë drejt jugut

Nga SCAN TV
Përmbytjet nga moti i keq, evakuohen 22 familje - Peleshi: 1305

Situatën nga përmbytjet në disa qytete të vendit për shkak të motit të keq është drejt përmirësimit. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi foli për gjendjen aktuale duke deklaruar se janë evakuuar 24 familje.

Kanë vazhduar reshjet me një intensitet mesatar në veri të vendit, problematika është ende prezentë edhe pse ¾ e sipërfaqes tashmë është liruar. Tashmë janë të evakuuara vetëm 24 familje nga 52 gjithsej, 83 persona nga 318 banorë që ishin në fillim. Po monitorojmë situatën edhe në jug, në Lumin Vjosë.

Teksa bëri të ditur sipërfaqet e përmbytura, Peleshi tha se  reshjet po i drejtohen jugut të vendit.

“Kanë mbetur 1305 hektarë të përmbytur. Në Lezhë janë 1300 hektarë të përmbytur, 4 banesa nën ujë. Duket se reshjet po kalojnë në jug, ku pritet të ketë prurje të larta në lumenjtë Drinos dhe Shushicë”

Peleshi u bëri thirrje bashkive që të monitorojnë rezervuarët në administrim të tyre dhe të dërgojnë projekte për mbrojtjen nga prurjet e ujit.

Marinela Lina/ SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat