Shqipëria Postuar më 23 Nëntor 2022, 11:52

Autoshkollat në qarqe, sipas numrit të popullsisë: 1 për 15 mijë banorë. Përcaktohet edhe mosha e automjeteve në dispozicion

Nga SCAN TV
Autoshkollat në qarqe, sipas numrit të popullsisë: 1 për 15

Në të gjitha qarqet e vendit shërbimi i autoshkollës do të vendoset në raport me numrin e popullsisë. Marrëveshja e arritur ndërmjet Shoqatave të Autoshkollave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Tranportit Rrugor e publikuar në Fletoren Zyrtare konsiston në disa rregulla.

Në një qark me të paktën 500 mijë banorë do të  respektohet  raporti  një  autoshkolle  për  çdo 15 mijëbanorë. Për  qarqet nga  200 mijë  deri  në  500 mijë banorë do të jetë raporti  një  autoshkollë  për çdo 12 mijë banorë. Ndërsa për  qarqet nga  100 mijë deri  në  200 mijë banorë do të jetë rregulli  një  autoshkolle  për çdo 10 mijë banorë. Për  100 mijë banorë do të jetë  raporti  një  autoshkollë  për  çdo 8 mijë banorë.

Për numrin e popullsisë do  të merren të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave. Për sa I përket moshës së automjeteve të autoshkollave, vjetërsia do të jetë 10 vjet për kategorit AM,  A1,  A2, A, B1, B, BE dhe 15  vjet për  mjetet  e  kategorive: C1,  C,  C1E, CE, D1, D, D1E, DE.

Marrëveshja e vlefshme për një afat të pacaktuar midis Shoqatës së Autoshkollave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Tranportit Rrugor hyn  në  fuqi  dhe do të zbatohet 15 ditë pas nënshkrimit.

MARINELA LINA/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat