Nafta zgjeron fitimet, ngjitet pranë 89 dollarë - BE pritet të vendosë embargo ndaj naftës ruse, G7 tavan mbi çmimet

Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e industrisë në SHBA treguan se rezervat e naftës ranë me një hap më të shpejtë se parashikimet e tregjeve, gjatë javës së kaluar. Megjithatë, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.
Sipas të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës, rezervat e naftës bruto ranë me 4.5 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 18 nëntor, ndërsa analistët parashikonin një rënie me 1.1 milionë fuçi. Gjithashtu, çmimet po mbështeten edhe nga embargoja e BE ndaj naftës ruse, duke filluar nga 5 dhjetori, ndërsa vendet e G7-ës do të vendosin një tavan për çmimet e naftës së Rusisë.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 89 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 82 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat u rritën me rreth 1% në sesionin e kaluar, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Iraku dhe Algjeria përforcuan komentet e Arabisë Saudite se nuk po konsiderojnë rritjen e prodhimit duke filluar nga 4 dhjetori.
Edhe paqartësitë për mënyrën se si Rusia do t’i përgjigjet vendimit të G7-ës për të vendosur një tavan mbi çmimet ka mbështetur tregun.
SCAN
Sondazh

Tregjet europiane, në qëndrueshmëri - Investitorët po presin disa të dhëna ekonomike në Eurozonë
Bursat europiane po vijojnë qëndrueshmërinë edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat ekonomike në Eurozonë dhe procesverbalin e takimit......

Monedhat vijojnë qëndrueshmërinë - Investitorët po presin procesverbalin e takimit të fundit të FED
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale, për të......

The flooding has caused over $48 million in damage. Who will pay for it, the budget or the citizens?
When the budget is at its best, the government has a new bill to pay, caused by massive flooding in our country that damaged agricultural land, livestock,......

Kryeministri Kurti shtyn vendimin për targat për 48 orë pas kërkesës së SHBA-së!
Qeveria e Kosovës e ka shtyrë edhe për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për ri-regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, që parashihte nisjen......

Hajdutet boshatisin muzeun gjerman – 450 monedha ari me vlerë 'disa milionë euro' grabiten nga objekti
Hajdutët kanë vjedhur një grumbull monedhash kelte me vlerë disa milionë euro nga një muze gjerman pasi me sa duket kanë ndërprerë lidhjet lokale të telefonit......

A është arritur kulmi i inflacionit në Gjermani? Shenjat e para shpresëdhënëse!
Në tetor kanë rënë çmimet e prodhimeve për herë të parë në dy vjet e gjysmë. Zyra Federale e Statistikave njoftoi këtë javë se çmimet e prodhimit kanë rënë në......

Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan ‘rrëzohet’ sërish, vlera negative edhe për valutat e tjera!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë të mërkurë pasi në raport me dje ka humbur pikë teksa blihet sot me 112.5 lekë dhe shitet me 113.5 lekë sipas......

Kush e përmbyti Shkodrën? Bashkia: Portat u hapën pa paralajmërim. Grup pune për dëmet
Bashkia e Shkodrës akuzon Koorporatën ElektroEnergjetike Shqiptare se nuk ka bërë njoftim për nisjen e shkarkimeve nga portat e hidrocentraleve. Në një......