A është arritur kulmi i inflacionit në Gjermani? Shenjat e para shpresëdhënëse!

Në tetor kanë rënë çmimet e prodhimeve për herë të parë në dy vjet e gjysmë. Zyra Federale e Statistikave njoftoi këtë javë se çmimet e prodhimit kanë rënë në tetor mesatarisht me 4.2 % krahasuar me muajin e kaluar. "Kjo ishte rënia e parë e çmimeve krahasuar me muajin e mëparshëm që nga maji 2020." Në shtator kishte një rritje të prej 2.3 %.
Rënia është një surprizë e madhe. Ekonomistët e anketuar nga agjencia e lajmeve Reuters kanë pritur rritje të inflacionit prej 0.9 %, krahasuar me muajin e kaluar. Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, norma e inflacionit është 34.5 % më e lartë, por edhe këtu është shënuar rënie, pasi inflacioni në gusht dhe shtator ka qenë më i larti prej fillimit të matjeve në vitin 1949, me 45.8 % krahasuar me një vit më parë.
Këto zhvillime japin shpresë se inflacioni i lartë po arrin gradualisht kulmin e tij. Një rënie spektakolare e çmimeve pas gjithë atyre muajve të rritjes së konsiderueshme të çmimeve nuk pritet. Por ekonomisti i LBBW, Jens-Oliver Niklasch thotë, se "kjo është ndoshta shenja e parë e një lehtësimi ciklik të presioneve nga çmimet." Kjo rënie është pasojë e uljes së kostove për konsumatorët me shumicë.
Çmimet e prodhimit reflektohen edhe në çmimet e shitjes së prodhuesit. Përveç çmimeve të shitjes me shumicë dhe çmimeve për mallrat e importuara në Gjermani, ato tregojnë edhe bazën për çmimet e përgjithshme. Të gjitha ato ndikojnë në çmimet e konsumit, mbi të cilat Banka Qendrore Evropiane e mbështet politikën e saj monetare.
Prandaj, çmimet e prodhimit konsiderohen si pararendëse për zhvillimin e kostos së jetesës. Kur prodhuesit rrisin ose ulin çmimet e tyre, kjo zakonisht prek edhe familjet, të paktën pjesërisht. Në statistika, çmimet krijohen që nga dalja e mallit prej portave të fabrikës e deri tek shitja. Në tetor, çmimet e konsumit në Gjermani kanë qenë 10.4 % më të larta se një vit më parë, që është norma më e lartë e inflacionit që nga viti 1951.
Arsyeja kryesore për rritjen kaq të lartë të inflacionit në nivel prodhues është energjia, e cila ka kushtuar dukshëm më shumë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë më 24 shkurt.
Çmimet e prodhimit në këtë sektor kanë qenë 85,6 % më të larta se në tetor 2021. Nafta e lehtë për ngrohje kushtoi 76,2 % më shumë se një vit më parë. Karburantet 30,8 % më shumë. Por krahasuar me shtatorin e këtij viti, çmimet e energjisë kanë rënë në sektorin e prodhimit mesatarisht me 10.4 %, "kryesisht për shkak të rënies së çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit natyror”, thonë statisticientët.
Ushqimi ka qenë 25.1 % më i shtrenjtë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Çmimet në veçanti janë rritur për gjalpin (+66,3 %), mishin e derrit (+47,0 %), djathin dhe kuarkun (+38,3 %) dhe qumështin (+36,1 %). Ndërsa kafeja ishte 29.1 % më e shtrenjtë se në tetor 2021. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan ‘rrëzohet’ sërish, vlera negative edhe për valutat e tjera!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë të mërkurë pasi në raport me dje ka humbur pikë teksa blihet sot me 112.5 lekë dhe shitet me 113.5 lekë sipas......

Kush e përmbyti Shkodrën? Bashkia: Portat u hapën pa paralajmërim. Grup pune për dëmet
Bashkia e Shkodrës akuzon Koorporatën ElektroEnergjetike Shqiptare se nuk ka bërë njoftim për nisjen e shkarkimeve nga portat e hidrocentraleve. Në një......

Cilat vende po aplikojnë “Taksën e Jashtëzakonshme” të energjisë - Kompanitë e mëdha paguajnë ekstra për të ndihmuar familjet
Në 14 shtator, në fjalimin e saj të përvitshëm në parlamentin europian në Strasburg, presidentja e komisionit europian Ursula von der Leyen prezantoi......

Nafta rritet për shkak të komenteve saudite - Në takimin e OPEC+ më 4 dhjetor mund të vendosen masa shtesë për prodhimin
Nafta u rrit të martën pasi eksportuesi kryesor Arabia Saudite tha se OPEC+ po i qëndronte reduktimeve të prodhimit dhe mund të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për......

Qeveria Meloni miraton buxhetin 35 miliard euro - Reduktohet tvsh për prodhimet për fëmijë, por jo për ato të domosdoshme
Tvsh e reduktuar për prodhimet për fëmijë dhe për higjenën personale, por jo për prodhimet bazë. Për këto të fundit u miratua karta sociale që do të ndihmojë......

Industria gjermane kërkon më shumë mbështetje - Qëllimi, reduktimi i varësisë tregtare nga Kina
Një nga grupimet kryesore lobuese të industrisë gjermane, bëri apel për më shumë mbështetje për industrinë vendase, me qëllim diversifikimin e tregtisë përtej......

Debate për rritjen e normës së interesit nga BQE - Holzmann mbështet një rritje prej 0.75 pikë përqindjeje në dhjetor
Banka Qendrore Europiane duhet të ruajë ritmin e rritjes së normave të interesit në takimin e radhës për të bindur publikun se politikëbërësit janë "seriozë"......

BERZH paralajmëron për firmat “zombie” - “Mbështetja financiare ndaj tyre dëmton biznesin e shëndetshëm”
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH – u kërkoi qeverive në rajon që të rivlerësojnë dhe njëherë masat mbështetëse për Covid 19 për sipërmarrjet,......