Industria gjermane kërkon më shumë mbështetje - Qëllimi, reduktimi i varësisë tregtare nga Kina

Një nga grupimet kryesore lobuese të industrisë gjermane, bëri apel për më shumë mbështetje për industrinë vendase, me qëllim diversifikimin e tregtisë përtej Kinës. Ndërkohë qeveria në Berlin po përgatit politika të reja që synojnë reduktimin e varësisë së ekonomisë nga Pekini.
Shoqata e Dhomave Gjermane të Industrisë deh Tregtisë, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters, konfirmuan se bizneset u përballën me një barrë administrative si pasojë e masave të planifikuara si testim për stresin dhe rianalizim i investimeve në Kinës. Kreu për tregtinë e jashtme në këtë shoqatë u shpreh se cdo gjë që ka dëgjuar deri tani për strategjinë e qeverisë gjermane për Kinën, është në pozicion mbrojtës për ekzekutivin. Ai shtoi se ka mungesë të një strategjie inkurajimi për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme ekonomike, vecanërisht në sferën më të gjerë në Azi – Paqësor, për të shmangur varësitë e njëanshme.
Pyetur për këtë deklaratë, ministria e jashtme kineze në Pekin, tha për Reuters se shpresonte që Gjermania të zhvillonte marrëdhëniet dypalëshe në një mënyrë objektive dhe racionale. Kjo duke miratuar një politikë në dobi të njerëzve të të dyja vendeve.
Lufta e Rusisë në Ukrainë, për të cilën zyrtarë gjermanë thonë se nxori në pah faktin që ekonomia vendase ishte shumë e varur nga energjia ruse, ka nxitur një rishqyrtim të lidhjeve me Pekinin, të cilat janë shumë të ngushta sidomos në sektorin e prodhimit.
Vetëm katër kompani gjermane - prodhuesit e automjeteve Mercedes-Benz, BMË dhe Volksëagen, si dhe gjigandi i kimikateve BASF - përbënin një të tretën e të gjithë investimeve europiane në Kinë në 2018-2021.
Dokumenti i ministrisë së jashtme, i cili ende duhet të miratohet nga ministritë e tjera, thekson se industritë kryesore, duke përfshirë automjetet dhe kimikatet, duhet të shmangin rrezikun për kompanitë dhe vendin duke investuar shumë në Kinë.
SCAN
Sondazh

Debate për rritjen e normës së interesit nga BQE - Holzmann mbështet një rritje prej 0.75 pikë përqindjeje në dhjetor
Banka Qendrore Europiane duhet të ruajë ritmin e rritjes së normave të interesit në takimin e radhës për të bindur publikun se politikëbërësit janë "seriozë"......

BERZH paralajmëron për firmat “zombie” - “Mbështetja financiare ndaj tyre dëmton biznesin e shëndetshëm”
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH – u kërkoi qeverive në rajon që të rivlerësojnë dhe njëherë masat mbështetëse për Covid 19 për sipërmarrjet,......

Fatura e dëmeve nga reshjet, 48 milionë dollarë - Buxheti apo qytetarët, kush do ta paguajë?
Në ditët më të mira të buxhetit, qëverisë duket se po i “troket në derë” një faturë e re e shkaktuar nga përmbytjet masive në vend, që lidhet me dëme në toka......

Macron ‘josh’ CEO-t europianë që të mos zhvendosin prodhimin e tyre në SHBA!
Presidenti francez Emmanuel Macron të hënën organizoi një darkë me një numër shefash ekzekutivë europianë për t'i bindur ata që të mos zhvendosin prodhimin në......

Fed ofron 1 miliard dollarë për të mbajtur hapur centralin e fundit bërthamor të Kalifornisë!
Administrata Biden njoftoi të hënën mbrëma miratimin paraprak për të shpenzuar deri në 1.1 miliardë dollarë për të ndihmuar në funksionimin e termocentralit të......

Zyrtarisht Shqipëria me autostrada deri në 130 km/orë - Lejohet zgjatja e patentës deri në 70 vjeç
Zyrtarisht shpejtësia e lejuar në autostradat shqiptare vendoset deri në 130 km/orë. Me asnjë votë kundër u miratua në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese,......

Peleshi: Përmirësohet situata nga përmbytjet - PD i kërkon kryeministrit shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në 3 qarqe
Gjatë orëve të fundit është regjistruar një përmirësim i konsiderueshëm i situatës nga reshjet intensive që përfshinë vendin duke nisur nga data 20 Nëntor.......

ATP bllokon kompensimet, përjashtim dëmshpërblimet me kusht - 2022, Agjencia e Trajtimit të Pronave asnjë aktivitet për shkak të Gjykatës Kushtetuese
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka bllokuar tërësisht procesin e kompënsimit të pronarëve të këtij viti. Shkak është bërë një vendim i Gjkatës Kushtetuese i......