Peleshi: Përmirësohet situata nga përmbytjet - PD i kërkon kryeministrit shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në 3 qarqe

Gjatë orëve të fundit është regjistruar një përmirësim i konsiderueshëm i situatës nga reshjet intensive që përfshinë vendin duke nisur nga data 20 Nëntor. Deklarata është bërë nga Niko Peleshi, ministër i mbrojtjes dhe njëkohësisht Kryetar i Komitetit të Mbrojtjes Civile. Ai u shpreh se sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet të ulët gjatë natës dhe të lokalizuara.
Sipas tij: Ka rënë ndjeshëm sipërfaqja e tokës e mbuluar nga uji në qarkun e Shkodrës. Sot janë 1685 hektarë tokë nën ujë dhe vazhdon tërheqja, nga 4346 ha që ishte dje në darkë Aktualisht janë vetëm 26 familje me 99 anëtarë të evakuuar, nga 52 familje dhe rreth 318 banorë që ishin dje. Të tjerët janë kthyer në banesat e tyre.
Në Bashkinë e Lezhës ka pasur gjithashtu përmirësim:
- Ka prani uji vetëm në 4 banesa nga 24 që ishin dje
- 1300 hektarë sipërfaqe e përmbytur
Peleshi u shpreh se edhe rrugët kombëtare dhe ato turistike janë të kalueshme, veç pak segmenteve, ku po punohet. Ai rikujtoi se të gjitha bashkitë kanë patur dhe kanë në dispozicion fondin e emergjencave prej 10 mln euro, i ndarë në proporcion me buxhetet e bashkive. Ky fond është parashikuar edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Ndërkohë, opozita kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në 3 qarqet e prekura nga përmbytjet.
“Duke parë zhvillimet e këtyre ditëve një pjesë e deputetëve tanë të PD-së, kanë iniciuar një kërkesë drejtuar kryeministrit me të cilën kërkohet shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në këto 3 qarqe. Situata e 3 ditëve të fundit ka shkaktuar problematika në 3 qarqet, Shkodër, Durrës dhe Lezhë. Ka dëmtuar të mbjella, pasuri natyrore por dhe humbje të jetëve. Nisur nga kjo kemi kërkuar me anë të kësaj kërkesë, për tu përmbushur kriteret ligjore për shpalljen e emergjencës. Kjo është një kërkesë juridike jo politike. Kërkesa jonë i drejtohet kryeministrit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, është një kërkesë e bazuar në kushtetutë, legjislacion për një arsye të thjeshtë”.
Sipas Alibeaj, duhet të kalohet nga një situatë e debatit politik te një nivel i situatës ligjore.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

ATP bllokon kompensimet, përjashtim dëmshpërblimet me kusht - 2022, Agjencia e Trajtimit të Pronave asnjë aktivitet për shkak të Gjykatës Kushtetuese
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka bllokuar tërësisht procesin e kompënsimit të pronarëve të këtij viti. Shkak është bërë një vendim i Gjkatës Kushtetuese i......

“Përmbytjet, keqmenaxhim dhe mungesë fondesh” - Laze: Nëse do të ishin marrë masa në kohë, dëmi do të ishte më i vogël
Ndërkohë që qindra hektarë janë nën ujë dhe shumë qytetarë e binese kanë pësuar dëme të mëdha për shkak të përmbytjeve në të gjithë vendin, kjo situatë mund të......

Digat, “asetet e rrezikshme” të Shqipërisë - Studim parafizibiliteti për 431 rezervuare
Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet e para në botë për numrin e digave në raport me sipërfaqen dhe numrin e banorëve. Në total, në vend numërohen......

Nafta, në rritje të lehtë Në sesionin e kaluar, çmimi bie me rreth 5 dollarë
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë. Arabia Saudite përgënjeshtroi një lajm në media se po......

Tregjet europiane, në rritje modeste - Fitimet kufizohen nga rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, por fitimet po kufizohen nga shqetësimet që kanë të bëjnë me ngadalësimin e ekonomisë......

Dollari “qetësohet”, pas dy ditësh në rritje - Investitorët preferojnë monedhën e gjelbër për shkak të Covid-19 në Kinë
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pas dy ditësh me radhë në rritje. Investitorët kanë preferuar monedhën e gjelbër, që cilësohet......

Serbia dhe Kosova pa marrëveshje mbi targat - Josep Borrell: "Sjellje jokonstruktive" në lidhje me takimin e mbajtur
Bisedimet e orës së 11-të në Bruksel me qëllim të zbutjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë kanë përfunduar pa rezultat. Kryediplomati i BE-së Josep......

Bitcoin arrin nivelin më të ulët të 2 viteve ndërsa tregu i kriptove shënon 1.4 trilion dollarë humbje këtë vit!
Bitcoin të martën arriti në nivelin më të ulët të dy viteve pasi tregu i kriptomonedhave mori një goditje dramatike pas rënies së bursës kryesore......