Shqipëria Postuar më 22 Nëntor 2022, 13:47

ATP bllokon kompensimet, përjashtim dëmshpërblimet me kusht - 2022, Agjencia e Trajtimit të Pronave asnjë aktivitet për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Nga SCAN TV
ATP bllokon kompensimet, përjashtim dëmshpërblimet me kusht -

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka bllokuar tërësisht procesin e kompënsimit të pronarëve të këtij viti. Shkak është bërë një vendim i Gjkatës Kushtetuese i shkurtit të vitit të shkuar, i cili rrëzoi dy nene të ligjit të Trajtimit të Pronave, ndërkohë që disa prej ish drejtuesve kryesorë të saj aktualisht gjenden në ndjekje penale.

Përjashtimi i vetëm që Agjencia ka bërë këtë vit është pagesa e kësteve të kompensimit vetëm për ata pronarë të cilët pranojnë të heqin dorë nga shuma e plotë e dëmshpërblimit në këmbimit të pagesës jashtë radhe të një pjese të tij. Sipas kësaj formule, pronarëve u ofrohet zgjedhje e heqjes dorë deri në 80% të vlerës së kompensimit në këmbim të përfitimit të tij jashtë radhe.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë, për tetë muajt e parë të vitit, janë paguar këstet për 206 subjekte, me një vlerë totale prej rreth 679 milionë lekësh, afërisht 6.7 milionë dollarë. Agjencia bën gjithashtu me dije se kanë mbërritur këtë vit 4 aplikime të reja nga pronarë që pranojnë të heqin dorë nga dëmshpërblimi i plotë.

Këtë vit ATP ka pasur ngercce edhe në kompensimin e pronarëve të prekur nga ndërtimet ingormale, për shkak se titullarja e institucionit gjendet në ndjekje penale. Në fakt në këtë proces ATP thjesht kalon shumat e akorduara nga ALUIZNI në drejtim të pronarëve që kanë përfituar të drejtën e kompesnimit.

Gjithësesi, Agjencia ka arritur të shpëndajë më pak se gjysmën e fondeve të ALUIZNI-t për 244 pronarë të cilëve u janë zënë tokat nga ndërtimet pa leje. Sipas planit, ajo duhet të kishte shpërndarë rreth 5.5 milionë dollarë, por në total ka shpërndarë rreth 2.2 milionë dollarë.

I vetmi aktivitet normal i ATP-së gjatë këtij viti duket se janë përballja e padive në gjykata, të cilat kanë qenë të bollshme.

Sektori i përfaqësimit ligjor ka qenë mjaft i zënë në ankimimin e 348  vendimeve në të gjitha gjykatat e vendit, nga 2022 Cështje në shqyrtim,po në këtë perjudhë janë depozituar  341   padi në të gjitha gjykatat e vëndit.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat