Shqipëria Postuar më 22 Nëntor 2022, 12:22

Digat, “asetet e rrezikshme” të Shqipërisë - Studim parafizibiliteti për 431 rezervuare 

Nga SCAN TV
Digat, “asetet e rrezikshme” të Shqipërisë - Studim

Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet e para në botë për numrin e digave në raport me sipërfaqen dhe numrin e banorëve.

Në total, në vend numërohen rreth 626 rezervuare, ku një pjesë përdoren për prodhim energjie e një pjesë tjetër për qëllime ujitje në bujqësi.

Ndërsa në bashkëpunim me Bankën Botërore janë bërë investime në digat e hidrocentraleve të mëdha, për rezervuarët e vegjël të bujqësisë pritet të nisë një studim parafizibiliteti.

Burime nga ministria e Bujqësisë bëjnë me dije se rreth 431 diga do t’i nënshtrohen këtij studimi lidhur me nevojën e ndërhyrjes për rehabilimin e tyre.

Shuma e vendosur në dispozicion është 1.6 milionë euro vetëm për realizimin e këtij studimi.

Studimi do të realizohet në kuadër të problematikës së vjetërsisë dhe amortizimit që paraqesin digat e rezervuarëve, që jo pak herë janë bërë shkak për përmbytje.

Ky numër kaq i lartë i digave konsiderohet si një aset i Shqipërisë gjatë periudhës së reshjeve të pakta, e paralelisht edhe një rrezik në rastet e reshjeve të shumta.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Shqipëria 22 Nëntor

Valutat kryesore sërish 'në të kuqe'!

Dollari amerikan pas një rikuperimi të lehë gjatë mëngjesit të sotëm ka pësuar sërish një rënie të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa blihet sot 113.3......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat