Si synon BE të frenojë emigrimin e paligjshëm përmes Mesdheut?!

Që nga fillimi i vitit në BE kanë ardhur përmes vendesh si Libia dhe Tunizia më shumë se 90,000 vetë, njoftoi Komisioni. Kjo përbën një rritje prej më shumë se 50 për qind krahasuar me një vit më parë. Pothuajse të gjithë emigrantët mbërrijnë në Itali, shumë pak në Maltë. "Duhet të kemi parasysh se shumica e njerëzve që mbërrijnë sot në Europë përmes Detit Mesdhe nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”, tha komisionerja e BE-së, Ylva Johansson.
Shumë nga ata që vijnë kryesisht nga Egjipti, Tunizia dhe Bangladeshi, vijnë për të fituar para në Bashkimin Europian.
Për t'ju kundërvënë trafikimit me qenie njerëzore BE-ja ka përgatitur një plan aksioni prej 20 pikash, e cila parashikon një bashkëpunim më të ngushtë me Frotenx-in dhe vendet tranzit si Libia dhe Nigeria. Nga ana tjetër planet për shpërndarjen në vendet e BE-së përmes mekanizmit të solidaritetit të mijëra refugjatëve që kanë hyrë në territorin e BE-së përmes Greqisë dhe Italisë nuk po tregojnë ndonjë rezultat.
Situata ndërlikohet edhe nga fakti se qeveria e re e djathtë në Romë preferon të mos i lejojë fare anijet e shpëtimit me emigrantë që të hyjnë në portet italiane. Kjo është një nga arsyet pse Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së ka thirrur për të premten e ardhshme një takim të posaçëm të ministrave të Brendshëm në Bruksel për të diskutuar edhe për planin e ri të veprimit.
Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, u shpreh i kënaqur me njoftimin nga Brukseli. Deri më sot mekanizmi i solidaritetit ka dhënë "rezultate absolutisht joadekuate" për Italinë, kritikoi ministri pa parti. Piantedosi bëri gjithashtu thirrje për një koordinim më të mirë të operacioneve të kërkim-shpëtimit në Detin Mesdhe, në të cilat duhet të përfshihen edhe shtetet nën flamurët e të cilëve lundrojnë anijet e shpërthimit.
Ai iu referua rastit të fundit të disa anijeve në pronësi të disa organizatave private ndihme, që lundronin nën flamujt e Gjermanisë dhe të Norvegjisë. Por pavarësisht kësaj as Gjermania dhe as Norvegjia nuk e konsideruan veten si përgjegjëse, kur anijet me gati 1000 emigrantë të shpëtuar në bord po prisnin me ditë jashtë brigjeve të Italisë për t'iu caktuar një port për të ankoruar.
E . S / SCAN
Sondazh

Valutat kryesore sërish 'në të kuqe'!
Dollari amerikan pas një rikuperimi të lehë gjatë mëngjesit të sotëm ka pësuar sërish një rënie të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa blihet sot 113.3......

Objektet pa leje, Rama firmos për 15 konfiskime ndërtimesh - “Letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve”
Në kuadër të vendimit të ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama ka firmosur këtë të hënë 15 procedura për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në një......

Nga Lufta e Ftohtë e deri më sot – A ka Putin një rrjet spiunazhi në të gjithë botën?
Spiunazhi i Rusisë ka spikatur gjithmonë. KGB-ja (spiunazhi sovjetik) arriti të depërtonte në shumë vende. Edhe sot Rusia ka një rrjet global spiunësh të aftë......

Nafta, pranë niveleve më të ulëta 2-mujore / Për shkak të frikës së kërkesës në Kinë dhe forcimit të dollarit
Çmimet e naftës u tregtuan pranë niveleve më të ulëta 2-mujore të hënën, pasi frika e ofertës u zvogëlua, ndërsa shqetësimet mbi kërkesën për karburant nga......

Buxheti “antikrizë” i qeverisë italiane - 30 miliardë euro për të përballuar çmimet e larta të energjisë elektrike
Qeveria e re në Itali pritet të miratojë një buxhet prej 30 miliardë euro për vitin e ardhshëm, të përqendruar kryesusht në frenimin e ndikimit të çmimeve të......

2023, Greqia rritje ekonomike 1,8%, inflacion 5% - Qeveria dërgon për miratim në Parlament buxhetin e vitit të ardhshëm
Qeveria e Greqisë ka depozituar sot në parlament Buxhetin e Shtetit për vitin 2023 me vlerësime për rritjen ekonomike 1.8% dhe inflacion 5%. Ndërsa, për vitin......

FTX, 1 milion të mashtruar nga themeluesi i Crypto - Miliarda dollarë të humbura në investime të dështuara
Sam Bankman Fried, themeluesi i kriptomonedhës FTX, ka mashtruar rreth 1 milion persona duke ‘djegur’ miliarda dollarë në investime të dështuara. Ai angazhoi......

Francë, 8.4 miliard euro në ndihmë të sipërmarrjeve - Shuma do të shërbejë për të paguar faturat e energjisë elektrike
Franca do të shpenzojë 8.4 miliardë euro për të ndihmuar sipërmarrjet që të paguajnë faturat e tyre të energjisë, në një përpjekje për të zbutur ndikimin e......