Buxheti “antikrizë” i qeverisë italiane - 30 miliardë euro për të përballuar çmimet e larta të energjisë elektrike

Qeveria e re në Itali pritet të miratojë një buxhet prej 30 miliardë euro për vitin e ardhshëm, të përqendruar kryesusht në frenimin e ndikimit të çmimeve të larta të energjisë, duke shtyrë në kohë disa nga premtimet e saj më të shpeshta gjatë fushatës elektorale.
Kriza e vazhdueshme energjetike, shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, ka bërë të qartë se kryeministrja Giorgia Meloni dhe aleatët e saj nuk do të jenë në gjendje të përmbushin premtimet e tyre më të bujshme, përfshirë këtu një ulje të shpejtë të taksave.
Në një intervistë për mediat vendase, ministri i industrisë Urso, u shpreh se qeveria nuk është në gjendje të bëjë gjithcka menjëherë pasi përpjekjet e kaluara kanë treguar se një gjë e tillë përfundon në katastrofë.
Kryeministrja Meloni u shpreh se afërsisht 2/3 e buxhetit do të përdoren për të ndihmuar kompanitë dhe familjet që të përballen me faturat rekord të gazit dhe energjisë elektrike. Një vendim i tillë vjen pas 75 miliardë eurove të shpenzuara në vitin 2022 për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë.
Qeveria këtë muaj çoi objektivin e deficitit për 2023-shin në 4.5% të prodhimit të brendshëm bruto nga një parashikim prej 3.4% i bërë nga qeveria e mëparshme e ish kryeministrit Mario Draghi. Ministrat italianë shprehen se do të jenë të kujdesshëm dhe do të shmangin gabimet buxhetore që rrëzuan nga posti ish kryeministren e Britanisë, Liz Truss.
Si përfundim, premetimet gjatë fushatës së partisë së ekstremit të djathtë “Lega” për një reformë bujare të sistemit të pensioneve, janë vonuar dhe ndërkohë që buxheti do të përfshijë një ulje të barrës tatimore mbi punën, ulja e taksave mbi të ardhurat në shkallë të gjerë janë përjashtuar.
Në një përpjekje për të ndihmuar familhet që të përballen me inflacionin rekord, i cili sipas indeksit të harmonizuar me Bashkimin Europian është në nivelin 12.6%, ekzekutivi italian po shqyrton eliminimin e taksës së shitjes për prodhimet thelbësore si qumështi dhe buka.
Rreth 3 miliardë euro, që do të jenë pjesë e buxhetit pritet të mblidhen nëpërmjet mjë takse të përkohshme mbi fitimet e kompanive të energjisë që kanë përfituar nga cmimet e larta të naftës dhe gazit.
SCAN

2023, Greqia rritje ekonomike 1,8%, inflacion 5% - Qeveria dërgon për miratim në Parlament buxhetin e vitit të ardhshëm
Qeveria e Greqisë ka depozituar sot në parlament Buxhetin e Shtetit për vitin 2023 me vlerësime për rritjen ekonomike 1.8% dhe inflacion 5%. Ndërsa, për vitin......

FTX, 1 milion të mashtruar nga themeluesi i Crypto - Miliarda dollarë të humbura në investime të dështuara
Sam Bankman Fried, themeluesi i kriptomonedhës FTX, ka mashtruar rreth 1 milion persona duke ‘djegur’ miliarda dollarë në investime të dështuara. Ai angazhoi......

Francë, 8.4 miliard euro në ndihmë të sipërmarrjeve - Shuma do të shërbejë për të paguar faturat e energjisë elektrike
Franca do të shpenzojë 8.4 miliardë euro për të ndihmuar sipërmarrjet që të paguajnë faturat e tyre të energjisë, në një përpjekje për të zbutur ndikimin e......

Objektet pa leje, Rama firmos për 15 konfiskime ndërtimesh - “Letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve”
Në kuadër të vendimit të ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama ka firmosur këtë të hënë 15 procedura për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në një......

FIFA, 7,2 miliard euro të ardhura nga Kupa e Botës - Deri më sot janë shitur 2,95 milionë bileta. Një dhomë superluksoze, 3.200 euro/nata
Gati tre milionë bileta janë shitur për Kupën e Botës në Katar, njoftoi FIFA, duke zbuluar gjithashtu se turneu pritet të gjenerojë një rekord prej 7.2......

The agreement is signed: Albania is now a member of the European Civil Protection Mechanism!
The Minister of Defense, Niko Peleshi, and the European Commissioner for Crisis Management, Janez Lenarčič, signed in the premises of the Prime Minister's......

Shqipëria “pushtohet” nga moti i keq – 2 viktima, përmbytje dhe evakuime. 240 forca të armatosura në terren
Situata vijon të jetë problematike nga përmbytjet e shkaktuara për shkak të shirave në vendin tonë. Dalja e lumenjve nga shtrati ka përmbytur hektarë me tokë......

KESH shet energji 150% më lirë se në bursë - Transaksione, me 73 euro/mWh. Në Bursën e Hungarisë çmimet u rritën në 250 euro/mWh
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e ka shitur energjinë 150% më lirë se çmimet në Bursën e Hungarisë. Të hënën KESH njoftoi se shiti një sasi të vogël,......