Shqipëria Postuar më 21 Nëntor 2022, 14:33

KESH shet energji 150% më lirë se në bursë - Transaksione, me 73 euro/mWh. Në Bursën e Hungarisë çmimet u rritën në 250 euro/mWh

Nga SCAN TV
KESH shet energji 150% më lirë se në bursë - Transaksione,

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e ka shitur energjinë 150% më lirë se çmimet në Bursën e Hungarisë. Të hënën KESH njoftoi se shiti një sasi të vogël, prej 8 040 mWh, teksa çmimi me të cilin u shit energjia varion nga 73 euro/mWh në 101 euro/ mWh.

Ndërkaq, çmimet në Bursën e Hungarisë, që shërben si referencë për transaksionet në vendin tonë pësuan rritje me gati 20% në sesionin e të hënës, duke arritur në gati 250 euro/mWh. KESH nxorri për shitje 19 200 mWh, por vetëm 45% e kësaj sasie u shit.

Tenderi u realizua pas shtimit të prurjeve në Kaskadën e Drinit, si pasojë e reshjeve të shiut, teksa vetëm 10 ditë më parë KESH bleu 42 500 mËh energji, me një çmim mesatar prej 228 euro/mWh, duke shpenzuar gati 10 mln euro.

Më herët ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka thënë se parashikimet e motit lejojnë të hartohen plane 2 - javore, por pavarësisht kësaj transaksionet e blerjeve janë kryer.

Shpjegimi për këtë situatë u dha nga kryeministri, Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale komentoi se importi i energjsë elektrike sipas procedurës së datës 11 nëntor, u bë sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e reshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 nëntor.

“Nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike, duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji”, - komentoi Rama. Gjithsesi, niveli i rezervës energjetike, në datën 8 nëntor sipas KESH, ishte 436 GWh, ndërkohë që nëntorin e vitit të kalaur rezerva ishte edhe më e ulët duke u regjistruar në 426 GWh.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......