Shqipëria Postuar më 21 Nëntor 2022, 14:32

Nis kërkimi i arit, jepet leja minerare - Investimi për zbulimin, 40.12 milionë lekë. Kërkime të reja edhe për bakër

Nga SCAN TV
Nis kërkimi i arit, jepet leja minerare - Investimi për zbulimin,

Procedura konkurruese për kërkimin e mineralit të arit, e hapur pak kohë më parë, ka rezultuar e suksesshme, teksa Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë ka dhënë lejen minerare. Sipas njoftimit zyrtar zona ku do të përqëndrohet veprimtraia e kërkim – zbulimit ndodhet në Babje të Librazhdit, teksa vlera totale e investimit parashikohet në 40.12 mln lekë.

Kjo është hera e parë, pas shumë vitesh që jepet një leje minerare për kërkimin e këtij minerali, teksa paralelisht, me këtë procedurë është dhënë edhe një tjetër leje për kërkim – zbulimin e bakrit në zonën e Mirditës, si dhe një tjetrë leje për shfytëzim, për gurin gëlqeror.

Procedurat bazohen në planet minerare të miratuar në vitet e kaluar, por edhe në planin e ri për zhvillimin e sektorit 2022-2024. Sipas këtij të fundit zhvillimi i aktivitetit minerar në 3 vitet e ardhshëm fokusohet kryesisht në nxjerrjen e gurit gëlqeror, gurit dekorativ dhe gurit gëlqeror të mermerizuar.

Në bazë të dokumentit zyrtar parashikohet hapja e procedurave konkurruese apo zhvillimi i proceduarve të hapura për 62 zona minerare, teksa vetëm një numër shumë i kufizuar pritet të jepet për nxjerrjen e mineralit të kromit.

Për këtë të fundit, planifikohet  dhënia e 2 zonave minerare, ndërsa 3 zona të tjera do të jepen për mineralin e bakrit. Në krahasim me planin 2019 - 2021 ka një reduktim të zonave minerare, pasi plani për 3-vjeçarin që lamë pas përcaktonte hapjen e garave konkurruese për 78 zona  minerare, apo 16 më shumë se ai aktual.

Ndërkohë që, sa i takon rritjes së produktit vjetor, parashikohet të mos ketë ndryshime, duke qëndruar në deri 5%.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......