Në riparim sistemi i shitblerjeve të energjisë elektrike - OST, 22.4 milionë lekë për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit “DAMAS”

Do të kryhet pas 3 vitesh riparimi i sistemit të anakandeve dhe të menaxhimit të të dhënave energjetike të implementuar në ambjentet teknologjike pranë Aparatit Qëndror të Operatorit të Sistemeve të Transmetimit. OST i cili ka për funksion furnizimin e pandërprerë me energji elektrike të nënstacioneve të shpërndarjes si dhe transmetimin e shkëmbimeve të saj me vendet e rajonit ka hapur tenderin me vlerë 22.4 milionë lekë pa TVSH për mirëmbatjen dhe zhvillimin e këtij sistemi.
Platforma DAMAS është një sistem i centralizuar që shërben si referencë dhe përgjegjës mbi menaxhimin e tregut të Operatorit të Sistemit të Transmetimit me anë të këtij sistemi ofrohet menaxhimi i gjithë proceseve që lidhen me menaxhimin e shërbimeve të tregut. Këto procese janë implementuar në mënyrë të tillë që të sigurojnë besueshmëri, saktësi, siguri në perputhje me aktet ligjore dhe rregullatore.
Shërbimet e nevojshme në kuadër të mirëmbajtjes së avancuar përfshijnë riparimin e çdo defekti, i cili mund të ndodhë gjatë operimit të këtij sistemi nga OST apo palë të treta, të cilat përdorin ketë sistem. Përgjegjësia kryesore e ekipit të Mirëmbajtjes dhe Mbështetjes është për të mbajtur sistemin në kushte operative por mund të ofrojë edhe përmirësime në sistem.
Ky sistem ka disa funksione të ndara në module të përcaktuara si realizimi i ankandeve të kapacitetit, skedulimi i përdorimit të kapacitetit ndërkufitar dhe atij të brendshëm, llogaritja e Energjisë në Kufi, mekanizmi i Balancimit, prokurimi i Shërbimeve Ndihmëse, njoftimi i Kontratave dhe menaxhimi i të dhënave energjitike si dhe prokurimi i energjisë për mbulimin e humbjeve në rrjetin e transmetimit.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

10 njerëzit më të pasur në botë – Ja sa ka ndryshuar lista
Miliarderët luajnë një rol të madh në formësimin e ekonomisë globale, politikës dhe filantropisë. Individët në këtë listë i përkasin një klubi edhe më......

Goldman ul parashikimin e naftës për shkak të "mungesës së qartësisë" mbi kufirin e çmimit të G7 dhe Kinës!
Goldman Sachs uli parashikimin e çmimit të naftës me 10 dollarë në 100 dollarë për fuçi për tremujorin e katërt të 2022, duke përmendur shqetësimet në rritje......

Bitcoin bie në nivelin më të ulët, Eter ‘rrëshqet’ me 7% ndërsa kolapsi FTX vazhdon të rrjedhë në treg!
Bitcoin qëndroi rreth nivelit më të ulët të një jave të hënën dhe kriptovalutat e tjera të mëdha ranë ndjeshëm, pasi ndikimi nga kolapsi dramatik i FTX vazhdon......

Euro zbret poshtë 1.03 dollarë - Investitorët presin të tjera të dhëna mbi ekonominë amerikane
Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pasi është preferuar nga investitorët duke përfituar nga statusi i parajsës së sigurtë.......

Takime urgjente mes Borrell, Kurtit dhe Vuçiç për targat!
Shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell ka parashikuar së pari të mbajë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë,......

Cila është deklarata përfundimtare e OKB-së për klimën?!
Për herë të parë Konferenca Botërore e Klimës ra dakord për një fond të përbashkët për të kompensuar dëmet prej klimës në vendet më të varfra. Në deklaratën e......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke fituar sërish pikë nga java e kaluar teksa është blerë këtë mëngjes me 113.3 lekë dhe është shitur me......

Ministrja e Turizmit në Vlorë: Aplikimi për menaxhimin e plazheve, deri në 30 nëntor. Sistemi nuk hapet për herë të dytë!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro Furxhi së bashku me kryeministrin Edi Rama në një takim me turopeatorët e qytetit të Vlorës, njoftoi se vitin......