Kosova Postuar më 21 Nëntor 2022, 09:47

Takime urgjente mes Borrell, Kurtit dhe Vuçiç për targat!

Nga SCAN TV
Takime urgjente mes Borrell, Kurtit dhe Vuçiç për targat!

Shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell ka parashikuar së pari të mbajë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ndërsa më pas pritet edhe një takim trepalësh. Në këto takime do të jetë edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Tema kryesore e këtyre takimeve është gjetja e një zgjidhje për zëvendësimin e targave të lëshuara nga Serbia, të cilat qeveria e Kosovës i ka shpallur ilegale dhe kërkon zëvendësimin e tyre me targa të Kosovës.

Për këtë problem është biseduar edhe më parë në Bruksel por nuk është arritur akoma ndonjë marrëveshje përfundimtare deri kur do të zëvendësohet targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë me ato të Kosovës.

Zyra për Media e Borrell ka konfirmuar se pas takimeve të ndara do të ketë edhe një takim të përbashkët.

Në njoftimin e BE thuhet se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell, do të nisë me takime të veçanta me secilin lider, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit, e më pas do të ketë edhe një takim të përbashkët.

Para nisjes për në Brukseli kryeministri i Kosovës ka bërë të ditur se faza e dytë për targat serbe, pra fillimi i gjobitjes së atyre që në Kosovë ngasin makina me targa ilegale serbe, do të shtyhet për një ditë. Nuk do të fillojë pra me 21 por me 22 nëntor.

Ndërsa presidenti i Serbisë Vuçiç tha se nuk është optimist dhe se në Bruksel po shkon për të mos u akuzuar Serbia se fajtore. Ai nuk beson se do të ketë marrëveshje, për dallim prej krerëve të BE.

Ky takim mbahet në kohën kur serbët e Kosovës kanë braktisur institucionet e  Kosovës, në katër komunat në veri të vendit.

Policë, gjyqtarë, prokurorë e zjarrfikës, kanë braktisur detyrat e tyre, veprim që e kanë bërë edhe deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës. Por Lista Serbe më vonë ka ndryshuar mendje dhe ka dërguar deputetë të tjerë në Kuvend, ku ata edhe janë betuar dhe rimorën mandatet. DW

E . S / SCAN

Shqipëria 21 Nëntor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke fituar sërish pikë nga java e kaluar teksa është blerë këtë mëngjes me 113.3 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat