Cila është deklarata përfundimtare e OKB-së për klimën?!

Për herë të parë Konferenca Botërore e Klimës ra dakord për një fond të përbashkët për të kompensuar dëmet prej klimës në vendet më të varfra. Në deklaratën e tyre përfundimtare që u publikua të dielën (20.11.) në mëngjes, rreth 200 shtete rikonfirmuan gjithashtu vendimin e tyre të mëparshëm për të hequr gradualisht dorë nga përdorimi i qymyrit. Por në deklaratë nuk përmendet heqja dorë nga nafta dhe gazi.
Në këtë formë deklarata nuk përmbush kërkesat e shumë shteteve, aktivistëve të klimës dhe ambientalistëve, të cilët e shohin si të domosdoshme heqjen dorë prej varësisë nga burimet e energjisë që ndotin mjedisin.
Fondi i ri i kompensimit synon të zbusë pasojat e pashmangshme të ngrohjes globale - si p.sh. nga thatësirat gjithnjë e më të shpeshta, përmbytjet dhe stuhitë, por edhe nga ngritja e nivelit të detit dhe krijimi i shkretëtirave.
Çështja e financimit të fondit të ri të kompensimit të dëmeve prej klimës në vendet më të varfra ishte pika kryesore e mosmarrëveshjes në konferencën dy-javore në Sharm el-Sheikh, e cila u zgjat me më shumë se 36 orë.
Në vendim nuk përmendet asnjë shumë për fondin e ri apo se cilat shtete duhet të paguajë saktësisht. Kjo do të sqarohet më vonë. Për vendet në zhvillim, të janë veçanërisht të rrezikuara prej ndryshimeve klimatike, do të ketë favore, gjë për të cilën kishte insistuar në veçanti BE-ja. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke fituar sërish pikë nga java e kaluar teksa është blerë këtë mëngjes me 113.3 lekë dhe është shitur me......

Ministrja e Turizmit në Vlorë: Aplikimi për menaxhimin e plazheve, deri në 30 nëntor. Sistemi nuk hapet për herë të dytë!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro Furxhi së bashku me kryeministrin Edi Rama në një takim me turopeatorët e qytetit të Vlorës, njoftoi se vitin......

Pse Zelanda e Re i ka shpallur ‘luftë’ lopëve?!
Çfarë mund të tingëllojë si një pyetje humoristike "Si të largoni një lopë nga gromësira?" është bërë objekt i kërkimeve serioze shkencore në Zelandën e Re.......

Fansat e Elon Musk krijojnë një monument të idhullit të tyre prej 600 mijë dollarë! (FOTOT)
Më 26 nëntor, fansat e themeluesit të Tesla dhe SpaceX po planifikojnë t'i dhurojnë idhullit të tyre një monument prej nëntë metrash, i cili i kushtoi 600 mijë......

Volkswagen zbulon karrigen e zyrës që mund të arrijë shpejtësi deri në 20 kilometra në orë! (FOTOT)
Prodhuesi i makinave Volkswagen ka krijuar një karrige zyre të teknologjisë së lartë që mund të arrijë shpejtësi deri në 20 kilometra në orë. Karrigia......

Izraeli teston me sukses sistemin e mbrojtjes ajrore Sea Dome! (FOTOT)
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë miratuar një version me anije të sistemit të mbrojtjes ajrore Iron Dome të quajtur C-Dome ("Sea Dome"). Sistemi ka......

Kroacia thyen rekordin botëror të shpejtësisë të vendosur nga Tesla për makinat elektrike!
Kompania kroate Rimac ka vendosur zyrtarisht rekordin botëror të shpejtësisë për automjetet elektrike të prodhuara në masë. Hipermakina elektrike Rimac......

Pse El Salvador do të blejë Bitcoin çdo ditë?!
Presidenti i Salvadorit Nayib Bukele ka njoftuar se vendi i tij do të blejë një bitcoin çdo ditë nga 18 nëntori. “Ne do të blejmë një bitcoin çdo ditë duke......