Bota Postuar më 20 Nëntor 2022, 11:20

Pse El Salvador do të blejë Bitcoin çdo ditë?!

Nga SCAN TV
Pse El Salvador do të blejë Bitcoin çdo ditë?!

Presidenti i Salvadorit Nayib Bukele ka njoftuar se vendi i tij do të blejë një bitcoin çdo ditë nga 18 nëntori.

“Ne do të blejmë një bitcoin çdo ditë duke filluar nga data 18 nëntor”, shkroi Bukele në Twitter.

El Salvador u bë vendi i parë në botë që legalizoi bitcoin si një mjet pagese. Ligji përkatës ka hyrë në fuqi më 7 shtator 2021.

Të hënën, çmimi i bitcoin ra me 5% në 15.99 mijë dollarë.

Bitcoin po përpiqet të mbajë vlerën e 16,000 dollarëve në mes të krizës rreth shkëmbimit të falimentuar të kriptove FTX.

Që nga e marta e kaluar, çmimi i kriptomonedhës ka rënë nga 20.56 mijë dollarë, duke humbur më shumë se 20% të vlerës së saj në total dhe kapitalizimi i tregut të kriptove ka rënë nga më shumë se 1 trilion dollarë në rreth 800 miliardë dollarë.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat