Katari ndalon alkoolin në stadiumet e Kupës së Botës dy ditë para fillimit të kampionatit!

FIFA ka njoftuar se alkooli nuk do t'u shitet më tifozëve të futbollit në stadiumet e Kupës së Botës në Katar. Lajmi vjen si një kthesë e papritur, pasi pijet alkoolike ishin vendosur të servireshin brenda arenave. Kjo tani është ndryshuar vetëm dy ditë përpara fillimit të turneut të dielën.
Lajmi është konfirmuar përmes një komunikate nga FIFA:
“Pas diskutimeve midis autoriteteve të vendit pritës dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të fokusuar shitjen e pijeve alkoolike në Festivalin e Fansave të FIFA-s, destinacione të tjera të tifozëve dhe vende të licencuara, duke hequr pikat e shitjes së birrës nga perimetrat e stadiumit të Kupës së Botës 2022 të Katarit. Nuk ka asnjë ndikim në shitjen e Bud Zero, i cili do të mbetet i disponueshëm në të gjitha stadiumet e Kupës së Botës të Katarit.
Për Shoqatën e Mbështetësit të Futbollit (FSA), shoqatën e tifozëve anglezë, "ky ndryshim në minutën e fundit ilustron një problem më të gjerë: mungesën totale të komunikimit dhe transparencës së komitetit organizativ ndaj tifozëve".
Lëvizja i jep gjithashtu një goditje të rëndësishme sponsorit të birrës së Kupës së Botës Budweiser, e cila ishte e vetmja kompani që u lejua të shiste birrë alkoolike brenda perimetrit të stadiumeve.
Në përgjigje të vendimit të Katarit, llogaria zyrtare e Budweiser në Twitter shkroi: "Epo, kjo është e cuditshme..". Tweet-i u fshi më vonë.
Tema e alkoolit ka qenë një temë e nxehtë që kur Katarit iu dha e drejta e organizimit të Kupës së Botës në vitin 2010. Alkooli është i disponueshëm në Katar, por shitjet janë të kontrolluara rreptësisht.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Johnson fiton 276 mijë paund nga leksionet - Ish-kryeministri britanik “rizbulon” veten si profesor
Boris Johnson u pagua 276 mijë paund për një fjalim para agjentëve amerikanë të sigurimit, vetëm një muaj pas largimit të tij nga posti i kryeministrit të......

SHBA, 13 miliardë dollarë për modernizimin energjetik - Rreth 70% e linjave të transmetimit të vendit janë mbi 25-vjeçare
Shtëpia e Bardhë njoftoi përmes Departamentit të Energjisë se po kërkon aplikime për grante prej 13 miliardë dollarë financime të reja sipas projektligjit......

Europianët shkurtojnë buxhetet e pushimeve - Rritja e pandalshme e çmimeve po ndikon në shpenzimet e udhëtimit
Trivago, kompania e specializuar në prenotimet online të dhomave, ka dalluar shenjat e para se kriza ekonomike po ndikon në shpenzimet e udhëtimit të......

Institucionet publike nuk kursejnë energjinë - Sipas të dhënave zyrtare, vetëm 3 nga 10 institucione në Greqi fikin dritat
Vetëm 798 institucione publike në Greqi, nga gjithsej 2776 kanë caktuar menaxherë të energjisë sipas kërkesës në bazë të vendimit të Ministrisë së Mjedisit, që......

Përmbytjet, a mjaftojnë investimet parandaluese? - Raporti/ Ndërhyrje në kanalet kulluese me rrezik, rehabilitim i argjinaturave
Zëri i buxhetit për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit zë një peshë të rëndësishme në totalin e fondeve të akorduara për Ministrinë e Bujqësisë për vitin......

Më shumë falimente se biznese të reja në BE - Shifrat e Eurostat tregojnë për ndikimin gjithnjë e më të madh të krizës
Regjistrimet e bizneseve të reja në Bashkimin Europian u rritën me 2.6% në tremujorin e tretë të vitit 2022 në krahasim me tremujorin e mëparshëm, pasi më parë......

Firmoset marrëveshja, Shqipëria anëtare e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile!
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič firmosën sot, në mjediset e Kryeministrisë marrëveshjen......

Perspektiva e errët ekonomike e Britanisë - Shitjet me pakicë në vend rekuperohen vetëm pjesërisht
Shitjet me pakicë në Britaninë e Madhe janë rekuperuar vetëm pjesërisht muajin e kaluar, pasi dyqanet u mbyllën në shtator për funeralin e Mbretëreshës......