Shqipëria Postuar më 19 Nëntor 2022, 10:11

Përmbytjet, a mjaftojnë investimet parandaluese? - Raporti/ Ndërhyrje në kanalet kulluese me rrezik, rehabilitim i argjinaturave

Nga SCAN TV
Përmbytjet, a mjaftojnë investimet parandaluese? - Raporti/

Zëri i buxhetit për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit zë një peshë të rëndësishme në totalin e fondeve të akorduara për Ministrinë e Bujqësisë për vitin 2022. Por si janë përdorur fondet në dispozicion dhe çfarë është bërë në këtë drejtim në 8 muajt e para të vitit? Referuar raportit të monotiorimit të buxhetit 8-mujor dorëzuar Ministrisë së Financave, rezulton se përgjatë kësaj periudhe është realizuar gjysma e tij.

Konkretisaht fondet kanë shkuar për shpenzime operative që lidhen me mbajtjen në funksion të kanaleve kryesor ujitës dhe veprave të artit në administrim të MBZHR, me impakt në furnizimin me ujë të rrjetitit sekondar dhe tercial, në administrim të bashkive, që mbulojnë rreth 120 000 ha. Ndërkohë, ka vazhduar puna për pastrimin e kanaleve kryesor kulluese, kryesisht të ultësirës perendimore (zonat Shkodër, Lezhë, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Divjakë, Fier e Vlorë), për largimin e rreth 1.7 milion m3 dhera, ku në 8 muaj janë realizuar rreth 70% e punimeve.

Gjatë kësaj periudhe rezultojnë në fazën përfundimtare remontet vjetore të 27 hidrovore për garantimin e kullimit të 70% ha në periudhën e pritshme me rreshje, vjesht-dimër 2022-2023. Gjithashtu, me këto fonde, është mundësuar operimi normal i 27 hidrovoreve duke siguruar pune pa ndërprerje në periudhat me rreshje. Sa i takon investimeve, sipas raportit bëhet me dije se nga 29 objekte, 11 janë objekte në vazhdim nga viti 2021, ndërsa 18 janë objekte të rinj.

Deri në fund të Gushtit, kanë përfunduar punimet në 8 objekte me impakt rehabilitimin e rreth 6 km argjinatura të mbrojtjes nga përmbytja si dhe rikonstruksionin e godinave të 2 hidrovoreve, Balldre dhe Drojë përkatësisht në Lezhë dhe Kurbin.

Ndërsa objektet e tjera janë në proces implementimi, ku 10 prej tyre parashikohet të përfundojnë brenda këtij viti, të tjerët në vazhdim përfundojnë në vitin 2023. Me këtë ecuri synohet shmangia e përmbytjeve kryesisht në tokat bujqësore, duke qenë se aktualisht shumica e projekteve duhet të kenë përfunduar.

E ndërsa presim periudhën e reshjeve intesive të vitit,  mbetet për tu parë impakti i këtyre ndërhyrjeve.

Elisabeta Dosku / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat