Shqipëria Postuar më 18 Nëntor 2022, 14:32

Gjykatat jotransparente, barrë për bizneset e qytetarët - Lëvizja Mjaft: Gjykata e Apelit të Tiranës, me performancën më të ulët për të dhënat

Nga SCAN TV
Gjykatat jotransparente, barrë për bizneset e qytetarët -

Reforma në drejtësi duket se ka prodhuar pak rezultate te transparenca e sistemit gjyqësorë, i cili gjendet nën akuzë të vazhdueshme nga qytetarët e bisneset si për sa u përket cilësisë së vendimeve, ashtu dhe të argumentimit të tyre, në një kohë që problem i mprehte mbetet zvarritja pa fund e zbardhjes së vendimeve.

Lëvizja MJAFT ka publikuar të premten gjetjet e stdudimit që ka kryer mbi performancën e hapjes institucionale për pushtetin legjislativ dhe gjyqësor.

Kreu i lëvizjes mjaft Aldo Merkoçi tha se Gjykata e Apelit të Tiranës mbetet më problematikja sa i përket transparencës.

Mungesë transparence raportohet nga Lëvizja MJAFT edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat