Shqipëria Postuar më 18 Nëntor 2022, 12:01

Bizneset në “luftë” me korrupsionin - Jaço: Të instalohet një paketë e posaçme. Kim: Thelbësore për investimet e huaja!

Nga SCAN TV
Bizneset në “luftë” me korrupsionin - Jaço: Të

Pas goditjeve të njëpasnjëshme të ekonomisë, të reflektuara në klimën e biznesit, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka rezerva sa i takon angazhimit të qeverisë për të krijuar një terren të përshtatshëm për investimet.

Në takimin vjetor të Dhomës Amerikane, pjesë e së cilës janë mbi 230 kompani, u vu theksi tek kërkesa kundrejt qeverisë për përcaktimin e incentivave të qarta për investimet e huaja si dhe instalimin  e një pakete antikorrupsion.

Për ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, reformat kundër korrupsionit janë thelbësore në tërheqjen e investimeve të huaja.

Ndërsa Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko theksoi se inflacioni në rritje është një ndër rreziqet më të mëdha aktuale më të cilat përballet ekonomia dhe bizneset, për të cilin po merren masa për t’u mbajtur nën kontroll.

Takimi vjetor i Dhomës Amerikane eshtë një moment reflektimi për aktivitetin 1 vjeçar të saj dhe vendosjes së objektivave për të ardhmen.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat