Çmimet e energjisë, 50% më lirë - Në tetor-nëntor, KESH e bleu me 215 euro/mWh. Rënia në favor të heqjes së fashës

Çmimi me të cilin Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë energjinë në procedurat e fundit ka pësuar ulje të ndjeshme, në raport me muajt e verës. Sipas të dhënave të publikuara nga KESH dhe të përpunuara nga TV SCAN tendenca në rënie ka nisur në muajin tetor, ku çmimet u ulën me gati 50%, në krahasim me blerjen e bëra gjatë muajit korrik dhe gusht.
Kjo tendencë çmimesh ka mbetur thuajse e pandryshuar deri më tani, ku të paktën të 9 tenderë të zhvilluar nga KESH çmimi mesatar me të cilin është siguruar energjia ka qenë 215 euro/mWh. Ndërkaq, çmimi mesatar me të cilin është blerë energjia gjatë muajit nëntor ka qenë edhe më i ulët, duke arritur në rreth 200 euro/mWh, thuajse në të njëjtët nivele të çmimit, me të cilin u ble energjia në muajin maj të këtij viti.
Ndërkaq, për periudhën maj – nëntor, energjia ka kushtuar mesatraisht 325 euro/ mWh. Çmimi me të cilin blihet energjia nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka një rëndësi të veçantë, në drejtim të çmimit fundor të energjisë për konsumatorët familjarë. Shpesh herë qeveria ka përdorur argumentin se çmimet e larta janë të papërballueshme, teksa bazuar mbi të dhënat e muajve të verës u kërkua rikthimi i tarfimit me 2 fasha dhe shtrenjtimi i energjisë së konsumuar mbi 800 kWh/muaj.
Ndërkohë, që sigurimi i energjisë me çmime më të favorshme, është një nga argumentet e përdorur nga deputetët e opozitës, për të mos rritur çmimin energjisë për konsumtaorët familjarë. Aktualisht, fasha është në fuqi për muajin dhjetor.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

KSHH, kritika ligjit “Për të drejtën e informimit”: “Krijohen premisa për pamundësi të marrjes së informacionit, gjobat të mos ulen!”
Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikon disa prej ndryshimeve të propozuara në ligjin “Për të drejtën e informimit”, jo vetëm në drejtim të kufizimit të......

Tetori “rrëzon” tregtinë me Kosovën dhe RMV - Bien shkëmbimet tregtare, në 10-mujor rriten çmimet
Në muajin Tetor, shkëmbimet tregtare me Kosovën kanë rënë ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parshë. Referuar të dhënave të INSTAT, në......

Bizneset në “luftë” me korrupsionin - Jaço: Të instalohet një paketë e posaçme. Kim: Thelbësore për investimet e huaja!
Pas goditjeve të njëpasnjëshme të ekonomisë, të reflektuara në klimën e biznesit, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka rezerva sa i takon angazhimit të qeverisë për......

Prodhuesi më i madh në botë i naftës paralajmëron për kapacitet 'jashtëzakonisht të ulët': 'Bota duhet të shqetësohet'!
Tregu global i naftës mbetet i ngushtë sipas Saudi Aramco, prodhuesi më i madh i naftës në botë. Dhe kjo nuk premton mirë për një botë që ende mbështetet shumë......

Putin bën thirrje për kontroll të çmimeve pasi shitjet e makinave ruse bien në nivele rekord!
Presidenti Vladimir Putin i kërkoi qeverisë ruse këtë javë të kontrollojë çmimet e makinave, pasi një drejtues i industrisë tha se sanksionet perëndimore mund......

Fotografia prej 450 miliardë dollarë që sinjalizon një zbutje të marrëdhënieve të Kinës me Perëndimin!
Ishte imazhi i ekranit të fotografuar prej 450 miliardë dollarë që ngjalli shpresë në të gjithë Kinën. Një foto e pakonfirmuar, që supozohet se detajonte......

Inflacioni i Japonisë arrin nivelin më të lartë të 40 viteve pasi banka qendrore refuzon te rrisë normat!
Inflacioni bazë i konsumatorit të Japonisë u përshpejtua në nivelin më të lartë të 40 viteve në tetor, i nxitur nga dobësia e monedhës dhe presionet e kostos......

Mbyllen zyrat e Twitter - Qindra punonjës refuzojnë të vazhdojnë punën sipas vizionit të ri të Elon Musk
Zyrat e Twitter u mbyllën papritur pasi qindra punonjës refuzuan të vazhdonin punën sipas vizionit të ri të Elon Musk për platformën sociale. Zyrtarët e......