Shqipëria Postuar më 18 Nëntor 2022, 12:05

KSHH, kritika ligjit “Për të drejtën e informimit”: “Krijohen premisa për pamundësi të marrjes së informacionit, gjobat të mos ulen!”

Nga SCAN TV
KSHH, kritika ligjit “Për të drejtën e informimit”:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikon disa prej ndryshimeve të propozuara në ligjin “Për të drejtën e informimit”, jo vetëm në drejtim të kufizimit të informacionit, por edhe të uljes së nivelit të gjobave të propozuara.

Përmes një njoftimit për shtyp KSHH ndalet te neni mbi këkresat abuzive, që i jep të drejtë institucioneve të mos japin asnjë informacion nëse e konsiderojnë një kërkesë të tillë. Sipas KSHH, në relacionin shoqërues të projektligjit nuk jepet asnjë argument ligjor lidhur me domosdoshmërinë e shtimit të kësaj dispozite.

Megjithatë, KSHH vlerëson se kjo dispozitë në rastin e Shqipërisë, krijon premisa për të pamundësuar të drejtën për informim në mënyrë arbitrare nga autoritetet publike dhe se një parashikim i tillë nuk duhet të ekzistojë në ligjin shqiptar, në kushtet e problematikave me të cilat ndeshet zbatimi i tij.

Sa i takon nivelit të gjobave, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka evidentuar se projektligjit i cili parashikon uljen e vlerave minimale monetare të masave administrative krijon premisa për hapësira jo-propocionale dhe subjektive vlerësimi në dhënien e tyre nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Po ashtu Komiteti Shqiptar i Helsinkit vë në dukje faktin që në relacionin shoqërues të këtij projektligji nuk parashikohen arsyet që e justifikojnë këtë propozim për reduktimin e vlerës së këtyre gjobave administrative.

“KSHH, duke patur në konsideratë edhe praktikën e tij në raport me kërkesat për informacion, vlerëson se kufizimi i përgjegjësisë disiplinore tek koordinatorët e të drejtës për informacion nuk i përgjigjet konceptit të përgjegjësisë efektive”, - thuhet ndër të tjera në njoftim. Paralelisht me këto argumente, kërkohen edhe disa përmirësime të tjera të ligjit, në funksion të rritjes të aksesit të publikut në informacion.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......