Tetori “rrëzon” tregtinë me Kosovën dhe RMV - Bien shkëmbimet tregtare, në 10-mujor rriten çmimet

Në muajin Tetor, shkëmbimet tregtare me Kosovën kanë rënë ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parshë. Referuar të dhënave të INSTAT, në muajin Tetor janë eksportuar afro 67 mijë ton mallra me rënie prej 37 % kahasimisht me Tetorin 2021, ndërsa janë importuar 12.4 mijë ton mallra, me një rënie prej afro 30 për qind.
Por ajo që bie në sy është se ndërkohë që shkembimet tregtare kanë rënë, vlera e eksporteve për mallrat shqiptarë kundrejt Kosovës është shoqëruar gjithashtu me rënie prej 4.3 miliardë lekë, ku totali arriti në 26.7 milionë euro në Tetor, ndërsa vlera e importeve është rritur duke u fiksuar në 12.8 mln euro nga 11.1 milionë euro që u regjistruan në Tetor 2021.
Sa i takon përiudhës 10-mujore, Janar-Tetor 2022 vihet re një ulje e ndjeshme e shkëmbimeve të mallrave me shtetin fqinj në volum, ndërsa në vlerë për shkak të rrtjes së çmimeve përgjatë disa muajve, regjistrohet rritje, ku në 10 mujor shkëmbimet prekën vlerën e 378 milionë euro.
Po ashtu, në Tetor rënië ka shënuar edhe tregtia e jashtme me Maqedoninë e Veriut. Konkretisht, eksportet janë regjistruar në 51 mijë ton, me tkurrej në 14 për qind, si dhe importet rezultuan në 17.9 mijë ton, me rënie afro 10.3 për qind. Nëse do ta analizojmë në vlerë, vihet re që eksportet në Tetor me këtë shtet kanë pësuar një rritje të lehtë si pasojë e çmimeve, ndërsa importet janë me rënie.
Përgjatë 10-mujorit 2022, shkembimet e mallrave në sasi me Maqedoninë e Veriut janë tkurrur krahsasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në vlerë janë rritur duke u fiksuar në afro 229 milionë euro.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Bizneset në “luftë” me korrupsionin - Jaço: Të instalohet një paketë e posaçme. Kim: Thelbësore për investimet e huaja!
Pas goditjeve të njëpasnjëshme të ekonomisë, të reflektuara në klimën e biznesit, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka rezerva sa i takon angazhimit të qeverisë për......

Prodhuesi më i madh në botë i naftës paralajmëron për kapacitet 'jashtëzakonisht të ulët': 'Bota duhet të shqetësohet'!
Tregu global i naftës mbetet i ngushtë sipas Saudi Aramco, prodhuesi më i madh i naftës në botë. Dhe kjo nuk premton mirë për një botë që ende mbështetet shumë......

Putin bën thirrje për kontroll të çmimeve pasi shitjet e makinave ruse bien në nivele rekord!
Presidenti Vladimir Putin i kërkoi qeverisë ruse këtë javë të kontrollojë çmimet e makinave, pasi një drejtues i industrisë tha se sanksionet perëndimore mund......

Fotografia prej 450 miliardë dollarë që sinjalizon një zbutje të marrëdhënieve të Kinës me Perëndimin!
Ishte imazhi i ekranit të fotografuar prej 450 miliardë dollarë që ngjalli shpresë në të gjithë Kinën. Një foto e pakonfirmuar, që supozohet se detajonte......

Inflacioni i Japonisë arrin nivelin më të lartë të 40 viteve pasi banka qendrore refuzon te rrisë normat!
Inflacioni bazë i konsumatorit të Japonisë u përshpejtua në nivelin më të lartë të 40 viteve në tetor, i nxitur nga dobësia e monedhës dhe presionet e kostos......

Mbyllen zyrat e Twitter - Qindra punonjës refuzojnë të vazhdojnë punën sipas vizionit të ri të Elon Musk
Zyrat e Twitter u mbyllën papritur pasi qindra punonjës refuzuan të vazhdonin punën sipas vizionit të ri të Elon Musk për platformën sociale. Zyrtarët e......

Lagarde: BQE-së mund t'i duhet të kufizojë aktivitetin ekonomik për të kontrolluar inflacionin!
Banka Qendrore Europiane do të vazhdojë të rrisë normat e interesit dhe madje mund të ketë nevojë të kufizojë aktivitetin ekonomik për të zbutur inflacionin,......

Firmat kripto presin që kolapsi i FTX të infektojë shumë sipërmarrje tregtare në javët e ardhshme!
Firma kripto, Multicoin Capital, u tha investitorëve në një letër të enjten se kolapsi i FTX dhe rënia e çmimit në të gjithë industrinë e kanë ulur fondin me......