Një rrugëtim historik në tranzicionin demografik të Shqipërisë. Nga taksa e beqarisë në vitet '60 te politikat ”pro-nataliste” që u aplikuan ndër vite
“Për shumë kohë ka mbretëruar në këto punët e demografisë e ashtuquajtura politikë e “laissez faire”. Siç e thotë edhe vetë fjala, kjo nuk është një politikë.
Kësaj i thonë indiferencë. “Lëri punët të ikin natyrisht se ashtu është më mirë”. Kjo teori u predikua nga shkolla liberale kozmopolite dhe u përqafua me gëzim nga shumë qeveri që s’kishin qejf të kenë mbi krye dhe problemet e rënda të demografisë.
Sepse këto çështje nuk i interesojnë popullit të sotëm dhe çdo qeveri kërkon, më parë nga të gjitha, të shikohet me sy të mirë nga ata që japin veten dhe të hollat!
Vetëm ato kombe që kanë qeveritarë të mëdhenj, njerëz që i tremben gjyqit të historisë, vetëm ata shohin dhe mendojnë se ku do të ndodhen pas 50 vjetësh.
Askush më tepër se neve shqiptarët nuk ka nevojë të mendohet dhe përkujdeset për këto punë. Për shtimin e popullsisë tonë na duhet të ndjekim një politikë popullsie dhe dinamike në shkallën më të lartë.
Nga çdo kënd që ta shikojmë gjendjen tonë dhe sidomos nga pikëpamja ekonomiko-politike, përnjëherësh kemi përshtypjen se e keqja qendron në themel: Jemi të paktë si numër dhe nuk po ecim në udhën e njëjtë të zhvillimit intensiv dhe harmonik, që ka si përfundim formimin e një populli kompakt nga të gjitha aspektet” shkruan Toto te revista ‘Minerva’ e 10 shkurtit të vitit 1933.

Në listën e propozimeve, autori është i pari që hedh tezën e vendosjes së një takse të posaçme për ata që janë të pamartuar. Synimi në këtë rast është nxitja e martesave mes të rinjve, përmes një skemë fiskale.
“Në disa nga shtetet e kontinentit europian është duke u zbatuar një ligj që takson 20 vjeçarët e pamartuar. Një gjë e tillë mund të bëjmë edhe ne që kemi nevojë të shtohemi, fjala vjen me tepër se Italia, çdo beqar taksohet sipas gjendjes së tij ekonomike.
Katundari i varfër me 20 franga ari në vit, i pasuri me 400. Italia nxjerr plot 110 milion lireta në vit nga zbatimi i këtij ligji. Tërë kjo shumë përdoret për rritjen e jetimëve.
Prapë me anë të këtij ligji caktohen çmime dhe dhurata për prindërit që rrisin një numër të madh fëmijësh. Ka një tok mënyrash për propagandë dhe inkurajim në punën e shtimit të popullsisë” vijon më tej në artikull Toto .
Praktikisht, iniciativa e propozuar synonte që nëpërmjet ndërhyrjes shtetërore, të stimulohej shtimi i popullatës.
“Shkurt është besimi ynë që qeveria jonë ka në dorë shumë. Mund të bëjë që brenda pak viteve të rrojnë 2 milionë shqiptarë të shëndoshë në vendin tonë. Dhe sapo ta kemi marrë një herë të përpjetën, ikim vetë pastaj, me pak shpenzime të kota për gjëra e vepra të pakuptimta dhe më tepër qejf për punë serioze dhe substanciale si këto. Kjo është receta magjike për ata që duan të pavdekësojnë emrat e tyre” përfundon analizën e tij Toto.
Por kjo iniciativë nuk u kuptua në ato vite, e si rrjedhojë nuk gjeti zbatim.
Fenomeni “baby-boom” që preku Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, optimizmi dhe siguria për të ardhmen solli edhe të ashtuquajturin “baby-boom”, një fenomen botëror i ndodhur në vitet ‘40 deri në vitet ‘60. Ky fenomen preku edhe Shqipërinë, ku pas lufte u konstatua një lindshmëri e lartë. Brezi i këtij fenomeni botëror janë 70 vjeçarët e sotëm. Efektet e këtij fenomeni në Shqipëri fillimisht u ndjenë në sistemin shëndetësor ku kishte nevojë më të madhe për përkujdesje. Më pas ky brez pati impakt në sistemin arsimor, për të vijuar më pak me impaktin në tregun e punës e në ditët e sotme me impaktin në sistemin e mbrojtjes shoqërore apo të pensioneve. Popullsia prej rreth 800 mijë banorësh në vitin 1930 do të bëhej 1.2 milionëshe në vitet 50. Periudha nga vitet ‘50 deri në vitet ‘90 njeh rritje të konsiderueshme ku çdo 10 vjeçar numri i popullatës rritet me rreth 400 mijë persona. Kryesisht gjatë viteve ‘50, ku shumica e vendeve europiane shënuan rënie të niveleve të lindshmërisë, Shqipëria po kalonte një periudhë rritje të numrit mesatar të fëmijëve për grua. Nga vitet 1960, rezulton se në Shqipëri indeksi sintetik i fekonditetit arriti në një raport prej 7 fëmijësh për grua, që ishte një raporti maksimal. Ndërmjet viteve ‘60 në Shqipëri nis rënia e parë e lindshmërisë, që u thellua pas viteve ’70 me shpejtësi. Edhe pse lindshmëria pësoi rënie të qëndrueshme të lindshmërisë në periudhën 1960-1990, sipas studimeve të INSTAT, gjatë gjithë periudhës ai mbeti më i lartë sesa niveli i çdo vendi tjetër europian. Pjesa më e madhe e tranzicionit të lindshmërisë ndodhi gjatë periudhës 1960-1990, një periudhë ku gjithçka ishte e centralizuar. Centralizimi do të zbatohej edhe në politikën e lindshmërisë, ku regjimi i kohës ndoqi një politikë “pro-nataliste”. Gjatë gjithë asaj periudhe, qeveria synoi përdorimin e të të gjitha burimeve të saj dhe promovoi rritjen e vazhdueshme të popullsisë ku u morën një serë masash konkrete që shkonin në favor të rritjes së popullsisë. Masat ishin të karakterit nxitës për shtimin e popullatës.


Sondazh

Sa peshë zënë individët në “tortën” e bonove dhe obligacioneve - Përqindja mes bankave, institucioneve financiare dhe qytetarëve
Qeveria shqiptare u bëri apel pak ditë më parë individëve që të investojnë në tituj qeveritarë, bono dhe obligacione, duke përfituar nga kushtet favorizuese të......

Çmimet e energjisë, 50% më lirë - Në tetor-nëntor, KESH e bleu me 215 euro/mWh. Rënia në favor të heqjes së fashës
Çmimi me të cilin Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë energjinë në procedurat e fundit ka pësuar ulje të ndjeshme, në raport me muajt e verës.......

KSHH, kritika ligjit “Për të drejtën e informimit”: “Krijohen premisa për pamundësi të marrjes së informacionit, gjobat të mos ulen!”
Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikon disa prej ndryshimeve të propozuara në ligjin “Për të drejtën e informimit”, jo vetëm në drejtim të kufizimit të......

Tetori “rrëzon” tregtinë me Kosovën dhe RMV - Bien shkëmbimet tregtare, në 10-mujor rriten çmimet
Në muajin Tetor, shkëmbimet tregtare me Kosovën kanë rënë ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parshë. Referuar të dhënave të INSTAT, në......

Bizneset në “luftë” me korrupsionin - Jaço: Të instalohet një paketë e posaçme. Kim: Thelbësore për investimet e huaja!
Pas goditjeve të njëpasnjëshme të ekonomisë, të reflektuara në klimën e biznesit, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka rezerva sa i takon angazhimit të qeverisë për......

Prodhuesi më i madh në botë i naftës paralajmëron për kapacitet 'jashtëzakonisht të ulët': 'Bota duhet të shqetësohet'!
Tregu global i naftës mbetet i ngushtë sipas Saudi Aramco, prodhuesi më i madh i naftës në botë. Dhe kjo nuk premton mirë për një botë që ende mbështetet shumë......

Putin bën thirrje për kontroll të çmimeve pasi shitjet e makinave ruse bien në nivele rekord!
Presidenti Vladimir Putin i kërkoi qeverisë ruse këtë javë të kontrollojë çmimet e makinave, pasi një drejtues i industrisë tha se sanksionet perëndimore mund......

Fotografia prej 450 miliardë dollarë që sinjalizon një zbutje të marrëdhënieve të Kinës me Perëndimin!
Ishte imazhi i ekranit të fotografuar prej 450 miliardë dollarë që ngjalli shpresë në të gjithë Kinën. Një foto e pakonfirmuar, që supozohet se detajonte......