Sa peshë zënë individët në “tortën” e bonove dhe obligacioneve - Përqindja mes bankave, institucioneve financiare dhe qytetarëve

Qeveria shqiptare u bëri apel pak ditë më parë individëve që të investojnë në tituj qeveritarë, bono dhe obligacione, duke përfituar nga kushtet favorizuese të përfitimit që paraqesin ato aktualisht.
Apeli erdhi në një kohë kur qeveria po përfiton nga situata aktuale për të ristrukturuar borxhin publik por edhe në kushtet kur individët kanë pësuar një stepje në pjesën e dytë të vitit për të marrë pjesë në ankandet e qeverisë, pavarësisht normale të larta të fitimit.
Por cila është pesha e individëve në borxhin e brendshëm të qeverisë shqiptare?
Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, individët përbëjnë 10 % të peshës së mbajtësve të titujve qeveritare në tregun e brendshëm.
Në vend të parë janë bankat me rreth 63 % ndërsa në vend të dytë institucionet financiare me rreth 15 %.
Por në pjesën e parë të vitit është realizuar vetëm një pjesë e vogël e tyre, duke bërë që spostohet në gjysmën e dytë të vitit një shumë relativisht e lartë për financimin e brendshëm të deficitit.
Për të marrë pjesë në ankandet e bonove, individët kanë dy opsione; sportelet e Bankës së Shqipërisë dhe sportelet e bankave tregtare, ku përmes çeljes së një llogarie mund të bëhen pjesë e tyre.
SCAN
Sondazh

Çmimet e energjisë, 50% më lirë - Në tetor-nëntor, KESH e bleu me 215 euro/mWh. Rënia në favor të heqjes së fashës
Çmimi me të cilin Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë energjinë në procedurat e fundit ka pësuar ulje të ndjeshme, në raport me muajt e verës.......

KSHH, kritika ligjit “Për të drejtën e informimit”: “Krijohen premisa për pamundësi të marrjes së informacionit, gjobat të mos ulen!”
Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikon disa prej ndryshimeve të propozuara në ligjin “Për të drejtën e informimit”, jo vetëm në drejtim të kufizimit të......

Tetori “rrëzon” tregtinë me Kosovën dhe RMV - Bien shkëmbimet tregtare, në 10-mujor rriten çmimet
Në muajin Tetor, shkëmbimet tregtare me Kosovën kanë rënë ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parshë. Referuar të dhënave të INSTAT, në......

Bizneset në “luftë” me korrupsionin - Jaço: Të instalohet një paketë e posaçme. Kim: Thelbësore për investimet e huaja!
Pas goditjeve të njëpasnjëshme të ekonomisë, të reflektuara në klimën e biznesit, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka rezerva sa i takon angazhimit të qeverisë për......

Prodhuesi më i madh në botë i naftës paralajmëron për kapacitet 'jashtëzakonisht të ulët': 'Bota duhet të shqetësohet'!
Tregu global i naftës mbetet i ngushtë sipas Saudi Aramco, prodhuesi më i madh i naftës në botë. Dhe kjo nuk premton mirë për një botë që ende mbështetet shumë......

Putin bën thirrje për kontroll të çmimeve pasi shitjet e makinave ruse bien në nivele rekord!
Presidenti Vladimir Putin i kërkoi qeverisë ruse këtë javë të kontrollojë çmimet e makinave, pasi një drejtues i industrisë tha se sanksionet perëndimore mund......

Fotografia prej 450 miliardë dollarë që sinjalizon një zbutje të marrëdhënieve të Kinës me Perëndimin!
Ishte imazhi i ekranit të fotografuar prej 450 miliardë dollarë që ngjalli shpresë në të gjithë Kinën. Një foto e pakonfirmuar, që supozohet se detajonte......

Inflacioni i Japonisë arrin nivelin më të lartë të 40 viteve pasi banka qendrore refuzon te rrisë normat!
Inflacioni bazë i konsumatorit të Japonisë u përshpejtua në nivelin më të lartë të 40 viteve në tetor, i nxitur nga dobësia e monedhës dhe presionet e kostos......