Më shumë falimente se biznese të reja në BE - Shifrat e Eurostat tregojnë për ndikimin gjithnjë e më të madh të krizës

Regjistrimet e bizneseve të reja në Bashkimin Europian u rritën me 2.6% në tremujorin e tretë të vitit 2022 në krahasim me tremujorin e mëparshëm, pasi më parë kishin rënë lehtësisht në dy tremujorët e parë të këtij viti.
Për sa i përket falimentimeve, ato shënuan sërish rritje për të pestin tremujor rradhazi, pas një rënieje prej 9.6% në tremujorin e dytë të 2021-shit krahasuar me tremujorin e parë të po atij viti. Të dhënat e fundit tregojnë se në tremujorin e tretë 2022, falimentimet u rritën ndejshëm, me 16.3% krahasuar me tremujorin e dytë të 2022-shit.
Në tremujorin e tretë të 2022, krahasuar me tremujorin paraardhës, regjistrimet e bizneseve të reja shënuan rritje kryesisht në ‘industri’ me 8.1%); në sektorët 'informacion dhe komunikim' me +2.3% dhe 'transport dhe ruajtje' me +1.8%.
Numri i regjistrimeve të bizneseve në tre tremujorët e parë të vitit 2022 ka qenë më i lartë se në periudhën para pandemike të vitit 2019. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019, tremujori i tretë i vitit 2022 ka shënuar rritje prej 6.2% të regjistrimeve të bizneseve të reja.
Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, sektori i “transportit dhe magazinimit” ishte i vetmi sektor që regjistroi një rënie prej -5.4% të falimentimeve në tremujorin e tretë të 2022, ndërsa të gjitha aktivitetet e tjera patën rritje. Rritja më e lartë e falimentimeve u regjistrua në kategoritë “akomodim dhe shërbime ushqimore” me +24%, “aktivitete financiare dhe sigurime” me +17.8% dhe “industri” me +16.2%. Më së paku u rritën falimentimet në sektorin e ‘informacionit dhe komunikimit’, me +1.6%.
Rënia më e madhe e numrit të falimentimeve në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2022 dhe periudhën para pandemisë, u regjistrua në kategoritë “ndërtim”, “industri” dhe “informacion dhe komunikim”.
SCAN
Sondazh

Firmoset marrëveshja, Shqipëria anëtare e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile!
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič firmosën sot, në mjediset e Kryeministrisë marrëveshjen......

Perspektiva e errët ekonomike e Britanisë - Shitjet me pakicë në vend rekuperohen vetëm pjesërisht
Shitjet me pakicë në Britaninë e Madhe janë rekuperuar vetëm pjesërisht muajin e kaluar, pasi dyqanet u mbyllën në shtator për funeralin e Mbretëreshës......

Sindikata gjermane arrin marrëveshjen për pagat - Punonjësit e industrisë do të përfitojnë rritje 5,2% vitin e ardhshëm dhe 3,3% në 2024
Sindikata më e madhe e Gjermanisë dhe punëdhënësit kanë rënë dakord për dy raunde të rritjes së pagave për punëtorët e sektorit të industrisë, duke shmangur......

Bisedat për biznesin në WhatsApp nxisin shitjet - Metaverse mbetet prapa çdo parashikimi fillestar të Mark Zuckerberg
Kreu ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, i komunikoi punonjësve të tij se WhatsApp dhe Messenger do të nxisnin më shumë shitjet e kompanisë, në një përpjekje......

BQE tërheq paratë cash nga bankat e Eurozonës - Një mundësi e parë për bankat që shlyejnë kreditë qindra miliarda euro
Banka Qendrore Europiane ka nisur tërheqjen më të madhe të parave cash në historinë e saj nga sistemi bankar i eurozonës për t’u dhënë bankave një mundësi të......

Gjykatat jotransparente, barrë për bizneset e qytetarët - Lëvizja Mjaft: Gjykata e Apelit të Tiranës, me performancën më të ulët për të dhënat
Reforma në drejtësi duket se ka prodhuar pak rezultate te transparenca e sistemit gjyqësorë, i cili gjendet nën akuzë të vazhdueshme nga qytetarët e bisneset......

Bordi i Transparencës - Bien sërish çmimet e karburantit në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

Një rrugëtim historik në tranzicionin demografik të Shqipërisë. Nga taksa e beqarisë në vitet '60 te politikat ”pro-nataliste” që u aplikuan ndër vite
Nga Kreshnik KUÇAJ Emisioni "DOSJA E" në SCANTV Diskutimi për nevojën e një ndërhyrje shtetërore në zhvillimet demografike në vend nisin në vitet ’30 në......