Sindikata gjermane arrin marrëveshjen për pagat - Punonjësit e industrisë do të përfitojnë rritje 5,2% vitin e ardhshëm dhe 3,3% në 2024

Sindikata më e madhe e Gjermanisë dhe punëdhënësit kanë rënë dakord për dy raunde të rritjes së pagave për punëtorët e sektorit të industrisë, duke shmangur kërcënimin e një greve në ekonominë më të madhe të Europës. Sindikata IG Metall tha se marrëveshja do të rriste pagat me 5.2% vitin e ardhshëm dhe 3.3% në 2024. Përveç kësaj, bonuse pa taksa prej 3,000 euro do të jepen për të frenuar presionet inflacioniste.
Marrëveshja mbulon rreth 3.9 milionë punëtorë në sektorin industrial të Gjermanisë dhe ndihmon në kompensimin e rritjes së kostos së jetesës. Bisedimet midis IG Metall dhe sindikatës së punëdhënësve kanë qenë një nga zhvillimet më domethënëse në krizën energjetike të Europës deri më tani. Sindikata të tjera kërkojnë gjithashtu rritje, si Ver.di, e cila përfaqëson punonjësit e sektorit të shërbimeve dhe kërkon një rritje prej 10.5% për 2.5 milionë punonjës të sektorit publik.
Kompanitë kanë hezituar të rrisin pagat për shkak të rritjes së kostove për lëndët e para, gazin natyror dhe energjinë elektrike. Në të njëjtën kohë, ekziston shqetësimi se paga më e lartë mund të rrezikojë rrënjosjen e inflacionit tashmë të lartë.
Bankierët qendrorë shqetësohen se nëse ka marrëveshje për një rritje të madhe pagash, atëherë kjo mund të shkaktojë një spirale rritjeje të pagave dhe çmimeve, duke e mbajtur inflacionin të lartë për më gjatë. Kohët e fundit, presidentja e BQE-së Christine Lagarde tha se rritjet më të larta se sa pritej të pagave janë një faktor kryesor rreziku për parashikimet e inflacionit. Gjithashtu, norma e rritjes së pagave do të përcaktojë pjesërisht normën e rritjes së kreditimit.
SCAN
Sondazh

Bisedat për biznesin në WhatsApp nxisin shitjet - Metaverse mbetet prapa çdo parashikimi fillestar të Mark Zuckerberg
Kreu ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, i komunikoi punonjësve të tij se WhatsApp dhe Messenger do të nxisnin më shumë shitjet e kompanisë, në një përpjekje......

BQE tërheq paratë cash nga bankat e Eurozonës - Një mundësi e parë për bankat që shlyejnë kreditë qindra miliarda euro
Banka Qendrore Europiane ka nisur tërheqjen më të madhe të parave cash në historinë e saj nga sistemi bankar i eurozonës për t’u dhënë bankave një mundësi të......

Gjykatat jotransparente, barrë për bizneset e qytetarët - Lëvizja Mjaft: Gjykata e Apelit të Tiranës, me performancën më të ulët për të dhënat
Reforma në drejtësi duket se ka prodhuar pak rezultate te transparenca e sistemit gjyqësorë, i cili gjendet nën akuzë të vazhdueshme nga qytetarët e bisneset......

Bordi i Transparencës - Bien sërish çmimet e karburantit në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

Një rrugëtim historik në tranzicionin demografik të Shqipërisë. Nga taksa e beqarisë në vitet '60 te politikat ”pro-nataliste” që u aplikuan ndër vite
Nga Kreshnik KUÇAJ Emisioni "DOSJA E" në SCANTV Diskutimi për nevojën e një ndërhyrje shtetërore në zhvillimet demografike në vend nisin në vitet ’30 në......

Sa peshë zënë individët në “tortën” e bonove dhe obligacioneve - Përqindja mes bankave, institucioneve financiare dhe qytetarëve
Qeveria shqiptare u bëri apel pak ditë më parë individëve që të investojnë në tituj qeveritarë, bono dhe obligacione, duke përfituar nga kushtet favorizuese të......

Çmimet e energjisë, 50% më lirë - Në tetor-nëntor, KESH e bleu me 215 euro/mWh. Rënia në favor të heqjes së fashës
Çmimi me të cilin Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë energjinë në procedurat e fundit ka pësuar ulje të ndjeshme, në raport me muajt e verës.......

KSHH, kritika ligjit “Për të drejtën e informimit”: “Krijohen premisa për pamundësi të marrjes së informacionit, gjobat të mos ulen!”
Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikon disa prej ndryshimeve të propozuara në ligjin “Për të drejtën e informimit”, jo vetëm në drejtim të kufizimit të......