Firmoset marrëveshja, Shqipëria anëtare e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile!

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič firmosën sot, në mjediset e Kryeministrisë marrëveshjen për anëtarësim në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.
Kërkesa për anëtarësim u dorëzua nga kryeministri Edi Rama në qershor të këtij viti. Pas firmosjes së marrëveshjes, ministri Peleshi vlerësoi në konferencën e përbashkët mbështetjen që Mekanizimi Evropian i Mbrojtjes Civile i ka dhënë Shqipërisë. Ai tha se Shqipëria ka nevojë për ngritjen e kapaciteteve dhe me këtë anëtarësim përfiton shumë.
Sipas njoftimit komisioneri Europian Lenarčič u shpreh se: “Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Ky është një hap kyç përpara në procesin historik drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por edhe për mbrojtjen dhe sigurinë”.
I pranishëm në firmosjen e marrëveshjes ishte dhe drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako.
Në informacionit e publikuar theksohet se me firmosjen e kësaj marrëveshje Shqipëria merr statusin e vendit pjesëmarrës në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile dhe kjo mundëson gjithashtu forcimin e kapaciteteve, arritjen e standardeve të duhura në teknologji, mjete dhe pajisje bashkëkohore, trajnime dhe certifikime të ekipeve shqiptare, të cilat do të ndërveprojnë me ekipet evropiane në raste fatkeqësish natyrore dhe atyre të shkaktuara nga dora e njeriut.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Perspektiva e errët ekonomike e Britanisë - Shitjet me pakicë në vend rekuperohen vetëm pjesërisht
Shitjet me pakicë në Britaninë e Madhe janë rekuperuar vetëm pjesërisht muajin e kaluar, pasi dyqanet u mbyllën në shtator për funeralin e Mbretëreshës......

Sindikata gjermane arrin marrëveshjen për pagat - Punonjësit e industrisë do të përfitojnë rritje 5,2% vitin e ardhshëm dhe 3,3% në 2024
Sindikata më e madhe e Gjermanisë dhe punëdhënësit kanë rënë dakord për dy raunde të rritjes së pagave për punëtorët e sektorit të industrisë, duke shmangur......

Bisedat për biznesin në WhatsApp nxisin shitjet - Metaverse mbetet prapa çdo parashikimi fillestar të Mark Zuckerberg
Kreu ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, i komunikoi punonjësve të tij se WhatsApp dhe Messenger do të nxisnin më shumë shitjet e kompanisë, në një përpjekje......

BQE tërheq paratë cash nga bankat e Eurozonës - Një mundësi e parë për bankat që shlyejnë kreditë qindra miliarda euro
Banka Qendrore Europiane ka nisur tërheqjen më të madhe të parave cash në historinë e saj nga sistemi bankar i eurozonës për t’u dhënë bankave një mundësi të......

Gjykatat jotransparente, barrë për bizneset e qytetarët - Lëvizja Mjaft: Gjykata e Apelit të Tiranës, me performancën më të ulët për të dhënat
Reforma në drejtësi duket se ka prodhuar pak rezultate te transparenca e sistemit gjyqësorë, i cili gjendet nën akuzë të vazhdueshme nga qytetarët e bisneset......

Bordi i Transparencës - Bien sërish çmimet e karburantit në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

Një rrugëtim historik në tranzicionin demografik të Shqipërisë. Nga taksa e beqarisë në vitet '60 te politikat ”pro-nataliste” që u aplikuan ndër vite
Nga Kreshnik KUÇAJ Emisioni "DOSJA E" në SCANTV Diskutimi për nevojën e një ndërhyrje shtetërore në zhvillimet demografike në vend nisin në vitet ’30 në......

Sa peshë zënë individët në “tortën” e bonove dhe obligacioneve - Përqindja mes bankave, institucioneve financiare dhe qytetarëve
Qeveria shqiptare u bëri apel pak ditë më parë individëve që të investojnë në tituj qeveritarë, bono dhe obligacione, duke përfituar nga kushtet favorizuese të......