Perspektiva e errët ekonomike e Britanisë - Shitjet me pakicë në vend rekuperohen vetëm pjesërisht

Shitjet me pakicë në Britaninë e Madhe janë rekuperuar vetëm pjesërisht muajin e kaluar, pasi dyqanet u mbyllën në shtator për funeralin e Mbretëreshës Elizabet, duke qëndruar në nivelin e para pandemisë. Në një kohë që inflacioni në vend vijon të godasë fuqinë blerëse
Vëllimet e shitjeve me pakicë u rritën në tetor me 0.6% nga muaji në muaj, pas një rënieje prej 1.5% në shtator.
Një sondazh i agjencisë Reuters me ekonomistët kishte vënë në dukje një rritje prej 0.3% nga shtatori kur Britania organizoi një ceremoni të vetme publike për të shënuar funeralin e mbretëreshës, e cila u respektua nga shumë biznese, përfshirë shitësit me pakicë.
Sipas të dhënave zyrtare, vëllimet e shitjeve me pakicë mbetën 0.6% më të ulëta se niveli i tyre para pandemisë, një konfirmim i sfidës ekonomike me të cilën përballet ministri i financave Jeremy Hunt, i cili vetëm një ditë më parë u shpreh se Britania ishte në një recesion.
Megjithatë, ai tha se do të ketë rritje taksash dhe një qasje më të rreptë ndaj shpenzimeve publike për të rregulluar financat publike dhe reputacionin e politikës ekonomike të vendit pas "mini-buxhetit" kontrovers të ish-kryeministres Liz Truss.
Konsumatorët kanë reduktuar shpenzimet e tyre ndërsa inflacioni është rritur, duke arritur në 11.1% në tetor sipas të dhënave të publikuara në fillim të kësaj jave.
Zyra për Buxhetin tha se të ardhurat e disponueshme të familjeve do të bien me 4.3% në vitin aktual financiar dhe me 2.8% në 2023/24, rënia më e madhe e të dhënave që datojnë që nga vitet 1950.
Kjo rënie dyvjeçare do të zhdukte të gjithë rritjen e standardeve të jetesës gjatë tetë viteve deri në vitin 2022. Dhe pse sipas një sondazhi të publikuar së fundmi, tregohet se besimi i konsumatorëve u përmirësua këtë muaj nga tetori, gjithësesi ai mbetet afër nivelit më të ulët historik.
SCAN
Sondazh

Sindikata gjermane arrin marrëveshjen për pagat - Punonjësit e industrisë do të përfitojnë rritje 5,2% vitin e ardhshëm dhe 3,3% në 2024
Sindikata më e madhe e Gjermanisë dhe punëdhënësit kanë rënë dakord për dy raunde të rritjes së pagave për punëtorët e sektorit të industrisë, duke shmangur......

Bisedat për biznesin në WhatsApp nxisin shitjet - Metaverse mbetet prapa çdo parashikimi fillestar të Mark Zuckerberg
Kreu ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, i komunikoi punonjësve të tij se WhatsApp dhe Messenger do të nxisnin më shumë shitjet e kompanisë, në një përpjekje......

BQE tërheq paratë cash nga bankat e Eurozonës - Një mundësi e parë për bankat që shlyejnë kreditë qindra miliarda euro
Banka Qendrore Europiane ka nisur tërheqjen më të madhe të parave cash në historinë e saj nga sistemi bankar i eurozonës për t’u dhënë bankave një mundësi të......

Gjykatat jotransparente, barrë për bizneset e qytetarët - Lëvizja Mjaft: Gjykata e Apelit të Tiranës, me performancën më të ulët për të dhënat
Reforma në drejtësi duket se ka prodhuar pak rezultate te transparenca e sistemit gjyqësorë, i cili gjendet nën akuzë të vazhdueshme nga qytetarët e bisneset......

Bordi i Transparencës - Bien sërish çmimet e karburantit në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

Një rrugëtim historik në tranzicionin demografik të Shqipërisë. Nga taksa e beqarisë në vitet '60 te politikat ”pro-nataliste” që u aplikuan ndër vite
Nga Kreshnik KUÇAJ Emisioni "DOSJA E" në SCANTV Diskutimi për nevojën e një ndërhyrje shtetërore në zhvillimet demografike në vend nisin në vitet ’30 në......

Sa peshë zënë individët në “tortën” e bonove dhe obligacioneve - Përqindja mes bankave, institucioneve financiare dhe qytetarëve
Qeveria shqiptare u bëri apel pak ditë më parë individëve që të investojnë në tituj qeveritarë, bono dhe obligacione, duke përfituar nga kushtet favorizuese të......

Çmimet e energjisë, 50% më lirë - Në tetor-nëntor, KESH e bleu me 215 euro/mWh. Rënia në favor të heqjes së fashës
Çmimi me të cilin Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë energjinë në procedurat e fundit ka pësuar ulje të ndjeshme, në raport me muajt e verës.......