Europianët shkurtojnë buxhetet e pushimeve - Rritja e pandalshme e çmimeve po ndikon në shpenzimet e udhëtimit

Trivago, kompania e specializuar në prenotimet online të dhomave, ka dalluar shenjat e para se kriza ekonomike po ndikon në shpenzimet e udhëtimit të europianëve. Shifrat për periudhën janar- nëntor tregojnë një zhvendosje të shtuar drejt hoteleve më të lira dhe udhëtimeve më të shkurtra, me platformën që sheh rritje të klikimeve në opsione me çmime më të ulëta në krahasim me të njëjtën periudhë në 2019.
Në të njëjtën kohë, prenotimet përmes Trivago për këtë tremujor po lëvizin në nivelin ku ishin para krizës së koronavirusit. Tendencat tregojnë se ndërsa europianët po bëhen më të vetëdijshëm për kostot, ata ende nuk po i braktisin plotësisht pushimet dhe udhëtimet.
Udhëtarët po kërkojnë opsione më të lira dhe po bëjnë më shumë kërkime për të ulur kostot. Ata gjithashtu duket se reduktojnë gjatësinë e tyre të qëndrimit mesatarisht me 10%.
Por, sipas Trivago, këto kushte favorizojnë Greqinë dhe destinacionet e tjera të Mesdheut, ku akomodimi është më pak i kushtueshëm. Qytetet mesdhetare po rezultojnë veçanërisht të njohura, që mund të jetë një tregues se njerëzit po kërkojnë vlerë më të mirë për paratë. Greqia dhe Spanja mbeten të njohura, ndërsa Stambolli është ngjitur nga njëzet destinacionet kryesore në pesëshen e parë.
Megjithatë, duke qenë se rezervimet përmes Trivago priren të bëhen 30 deri në 60 ditë përpara check-in-it, kompania nuk ka tregues të veçantë për tendencat që do të mbizotërojnë vitin e ardhshëm.
Tendenca rënëse e buxheteve të pushimeve konfirmohet edhe nga të dhënat e agjencisë online të udhëtimeve eDreams, platforma e së cilës ofron fluturime, paketa pushimesh dhe makina me qira. Platforma ka arritur në përfundimin se të ardhurat mesatare për përdorues kanë rënë me 4 euro, në 80 euro këtë tremujor. Sipas agjencisë, konsumatorët kërkojnë të bëjnë udhëtime më të shkurtra, të udhëtojnë më afër shtëpisë dhe të rezervojnë më afër kohës së nisjes. Megjithatë, rezervimet në tetor dhe javën e parë të nëntorit u rritën me 45% krahasuar me nivelet e 2019-ës.
Kalimi në opsione më të lira favorizon, përveç destinacioneve më ekonomike, si Greqia, linja ajrore me kosto të ulët, si Ryanair. Megjithatë, linjat ajrore këmbëngulin se kërkesa mbetet e fortë. Shefi ekzekutiv i Virgin Atlantic, vlerësoi disa ditë më parë se pas koronavirusit, njerëzit kanë më shumë gjasa të shpenzojnë para’ për pushime sesa të blejnë një frigorifer të ri.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Institucionet publike nuk kursejnë energjinë - Sipas të dhënave zyrtare, vetëm 3 nga 10 institucione në Greqi fikin dritat
Vetëm 798 institucione publike në Greqi, nga gjithsej 2776 kanë caktuar menaxherë të energjisë sipas kërkesës në bazë të vendimit të Ministrisë së Mjedisit, që......

Përmbytjet, a mjaftojnë investimet parandaluese? - Raporti/ Ndërhyrje në kanalet kulluese me rrezik, rehabilitim i argjinaturave
Zëri i buxhetit për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit zë një peshë të rëndësishme në totalin e fondeve të akorduara për Ministrinë e Bujqësisë për vitin......

Më shumë falimente se biznese të reja në BE - Shifrat e Eurostat tregojnë për ndikimin gjithnjë e më të madh të krizës
Regjistrimet e bizneseve të reja në Bashkimin Europian u rritën me 2.6% në tremujorin e tretë të vitit 2022 në krahasim me tremujorin e mëparshëm, pasi më parë......

Firmoset marrëveshja, Shqipëria anëtare e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile!
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič firmosën sot, në mjediset e Kryeministrisë marrëveshjen......

Perspektiva e errët ekonomike e Britanisë - Shitjet me pakicë në vend rekuperohen vetëm pjesërisht
Shitjet me pakicë në Britaninë e Madhe janë rekuperuar vetëm pjesërisht muajin e kaluar, pasi dyqanet u mbyllën në shtator për funeralin e Mbretëreshës......

Sindikata gjermane arrin marrëveshjen për pagat - Punonjësit e industrisë do të përfitojnë rritje 5,2% vitin e ardhshëm dhe 3,3% në 2024
Sindikata më e madhe e Gjermanisë dhe punëdhënësit kanë rënë dakord për dy raunde të rritjes së pagave për punëtorët e sektorit të industrisë, duke shmangur......

Bisedat për biznesin në WhatsApp nxisin shitjet - Metaverse mbetet prapa çdo parashikimi fillestar të Mark Zuckerberg
Kreu ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, i komunikoi punonjësve të tij se WhatsApp dhe Messenger do të nxisnin më shumë shitjet e kompanisë, në një përpjekje......

BQE tërheq paratë cash nga bankat e Eurozonës - Një mundësi e parë për bankat që shlyejnë kreditë qindra miliarda euro
Banka Qendrore Europiane ka nisur tërheqjen më të madhe të parave cash në historinë e saj nga sistemi bankar i eurozonës për t’u dhënë bankave një mundësi të......