Institucionet publike nuk kursejnë energjinë - Sipas të dhënave zyrtare, vetëm 3 nga 10 institucione në Greqi fikin dritat

Vetëm 798 institucione publike në Greqi, nga gjithsej 2776 kanë caktuar menaxherë të energjisë sipas kërkesës në bazë të vendimit të Ministrisë së Mjedisit, që ka hyrë në fuqi nga korriku. Qeveria ka kërkuar një kursim prej 10% nga i gjithë sektori publik, agjencitë e tij dhe organizatat e vetëqeverisjes vendore për të përballuar krizën energjetike .
Emërimi i një punonjësi energjetik, si dhe një punonjësi administrativ në çdo organ shtetëror është një hap i parë në përpjekjen për të kursyer energjinë në shtet, pasi punonjësit specifikë do të jenë përgjegjës për një sërë veprimesh që synojnë kufizimin e konsumit të energjisë në shtet. Ndër ata që nuk kanë emëruar zyrtar për energji janë Parlamenti, Sekretariati i Përgjithshëm për Informim dhe Komunikim, Agjencia Athino-Maqedonase e Lajmeve, Këshilli I Ministrave dhe Sekretariati i Përgjithshëm i Koordinimit.
Gjithashtu, më shumë se 1/3 e bashkive, konkretisht 126 nga gjithsej 325, nuk kanë deklaruar një punonjës si menaxher energjie. Megjithatë, shumica e bashkive të mëdha kanë proceduar me emërimin e një drejtuesi. Për më tepër, shumë kompani zhvillimore dhe subjekte juridike komunale kanë neglizhuar emërimin e menaxherit të energjisë, ndërsa shumica e bordeve të shkollave nuk e kanë zbatuar dispozitën përkatëse.
Kosto e energjisë elektrike për shtetin ishte buxhetuar për vitin 2022 në 700 milionë euro, por duket se ka kaluar 1 miliard euro për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe nuk mund të mbulohet me kursime. Në këtë prizëm për të qenë në nivelet e buxhetuara do të duhej të kishte kursime 30-50%.
Është krijuar një platformë përkatëse për deklarimin si të menaxherit të energjisë, ashtu edhe të menaxherit administrativ. Ministria e Brendshme në shtator të vitit të kaluar kishte shpallur stimuj.
Gjithashtu, ato shërbime që arrijnë 15% kursim në konsumin e energjisë, pra 5% mbi objektivin e caktuar, do të marrin paratë përkatëse në buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që arritja e objektivit të reduktimit prej 10% është parakusht veçanërisht për shërbimet që kanë bonus të ofruar.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Përmbytjet, a mjaftojnë investimet parandaluese? - Raporti/ Ndërhyrje në kanalet kulluese me rrezik, rehabilitim i argjinaturave
Zëri i buxhetit për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit zë një peshë të rëndësishme në totalin e fondeve të akorduara për Ministrinë e Bujqësisë për vitin......

Më shumë falimente se biznese të reja në BE - Shifrat e Eurostat tregojnë për ndikimin gjithnjë e më të madh të krizës
Regjistrimet e bizneseve të reja në Bashkimin Europian u rritën me 2.6% në tremujorin e tretë të vitit 2022 në krahasim me tremujorin e mëparshëm, pasi më parë......

Firmoset marrëveshja, Shqipëria anëtare e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile!
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič firmosën sot, në mjediset e Kryeministrisë marrëveshjen......

Perspektiva e errët ekonomike e Britanisë - Shitjet me pakicë në vend rekuperohen vetëm pjesërisht
Shitjet me pakicë në Britaninë e Madhe janë rekuperuar vetëm pjesërisht muajin e kaluar, pasi dyqanet u mbyllën në shtator për funeralin e Mbretëreshës......

Sindikata gjermane arrin marrëveshjen për pagat - Punonjësit e industrisë do të përfitojnë rritje 5,2% vitin e ardhshëm dhe 3,3% në 2024
Sindikata më e madhe e Gjermanisë dhe punëdhënësit kanë rënë dakord për dy raunde të rritjes së pagave për punëtorët e sektorit të industrisë, duke shmangur......

Bisedat për biznesin në WhatsApp nxisin shitjet - Metaverse mbetet prapa çdo parashikimi fillestar të Mark Zuckerberg
Kreu ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, i komunikoi punonjësve të tij se WhatsApp dhe Messenger do të nxisnin më shumë shitjet e kompanisë, në një përpjekje......

BQE tërheq paratë cash nga bankat e Eurozonës - Një mundësi e parë për bankat që shlyejnë kreditë qindra miliarda euro
Banka Qendrore Europiane ka nisur tërheqjen më të madhe të parave cash në historinë e saj nga sistemi bankar i eurozonës për t’u dhënë bankave një mundësi të......

Gjykatat jotransparente, barrë për bizneset e qytetarët - Lëvizja Mjaft: Gjykata e Apelit të Tiranës, me performancën më të ulët për të dhënat
Reforma në drejtësi duket se ka prodhuar pak rezultate te transparenca e sistemit gjyqësorë, i cili gjendet nën akuzë të vazhdueshme nga qytetarët e bisneset......