Johnson fiton 276 mijë paund nga leksionet - Ish-kryeministri britanik “rizbulon” veten si profesor

Boris Johnson u pagua 276 mijë paund për një fjalim para agjentëve amerikanë të sigurimit, vetëm një muaj pas largimit të tij nga posti i kryeministrit të Britanisë së Madhe.
Ish-kryeministri mori në një konferencë të mbajtur nga Këshilli i Agjentëve dhe Brokerëve të Sigurimeve në muajin tetor, dhe mbajti një fjalim 30-minutësh, pasuar me një bisedë prej 45 minutash në seminarin në Kolorado Springs.
Dokumentet e mëparshme të publikuara nga mediat britanike, zbuluan se ai ishte paguar 150 mijë dollarë, por pas përditësimit të regjistrit të të dhënave u konfirmua se tarifa e plotë oshte më shumë se 276 mijë paund.
Gjithashtu Johnson kishte të paguar rrugën dhe akomodimin në hotel për veten dhe dy anëtarët e stafit të tij. Shuma e dhënë ishte për 8 orë e 30 minuta punë, me një tarifë prej 32 mijë paund në orë.
Ndërkohë që të dhëna të tjera tregojnë se manjati i medias Rupert Murdoch, pagoi në shumë se 11 mijë paund për të sjellë Johnson në një rakim biznesi në Montana dhe për t’i ofruar atij ‘akomodim dhe mikpritje’ menjëherë pas konferencës në Kolorado.
Tarifa e fjalimit të zotit Johnson është dukshëm më e lartë se ajo e përfituar nga paraardhësja e tij Theresa May, e cila deklaroi të ardhura nga dy angazhime të ngjashme. May mori 8 mijë paund nga World 50, një 'komunitet privat për drejtuesit më të lartë' me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një paraqitje në një ngjarje virtuale që i mori një orë kohë.
Ajo gjithashtu mori 97 mijë paund për të folur në një eveniment të organizuar nga firma e kapitalit privat Apax Partners.
Sipas regjistrit të saj të ardhurave, fitimet nga angazhime të tillë përdoren për të paguar stafin e saj, për të ruajtur 'përfshirjen e saj të vazhdueshme në jetën publike' dhe për të mbështetur punën e saj bamirëse. Ish-kryeministrja merr një pagë vjetore nga zyra e saj private prej 85 mijë paundësh.
Ish-sekretari i shëndetësisë Matt Hancock deklaroi një pagesë prej 10 mijë paundësh për paraqitjen në një konferencë ku ai diskutoi se si qeveria duhet të mbështesë kriptovalutat.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

SHBA, 13 miliardë dollarë për modernizimin energjetik - Rreth 70% e linjave të transmetimit të vendit janë mbi 25-vjeçare
Shtëpia e Bardhë njoftoi përmes Departamentit të Energjisë se po kërkon aplikime për grante prej 13 miliardë dollarë financime të reja sipas projektligjit......

Europianët shkurtojnë buxhetet e pushimeve - Rritja e pandalshme e çmimeve po ndikon në shpenzimet e udhëtimit
Trivago, kompania e specializuar në prenotimet online të dhomave, ka dalluar shenjat e para se kriza ekonomike po ndikon në shpenzimet e udhëtimit të......

Institucionet publike nuk kursejnë energjinë - Sipas të dhënave zyrtare, vetëm 3 nga 10 institucione në Greqi fikin dritat
Vetëm 798 institucione publike në Greqi, nga gjithsej 2776 kanë caktuar menaxherë të energjisë sipas kërkesës në bazë të vendimit të Ministrisë së Mjedisit, që......

Përmbytjet, a mjaftojnë investimet parandaluese? - Raporti/ Ndërhyrje në kanalet kulluese me rrezik, rehabilitim i argjinaturave
Zëri i buxhetit për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit zë një peshë të rëndësishme në totalin e fondeve të akorduara për Ministrinë e Bujqësisë për vitin......

Më shumë falimente se biznese të reja në BE - Shifrat e Eurostat tregojnë për ndikimin gjithnjë e më të madh të krizës
Regjistrimet e bizneseve të reja në Bashkimin Europian u rritën me 2.6% në tremujorin e tretë të vitit 2022 në krahasim me tremujorin e mëparshëm, pasi më parë......

Firmoset marrëveshja, Shqipëria anëtare e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile!
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič firmosën sot, në mjediset e Kryeministrisë marrëveshjen......

Perspektiva e errët ekonomike e Britanisë - Shitjet me pakicë në vend rekuperohen vetëm pjesërisht
Shitjet me pakicë në Britaninë e Madhe janë rekuperuar vetëm pjesërisht muajin e kaluar, pasi dyqanet u mbyllën në shtator për funeralin e Mbretëreshës......

Sindikata gjermane arrin marrëveshjen për pagat - Punonjësit e industrisë do të përfitojnë rritje 5,2% vitin e ardhshëm dhe 3,3% në 2024
Sindikata më e madhe e Gjermanisë dhe punëdhënësit kanë rënë dakord për dy raunde të rritjes së pagave për punëtorët e sektorit të industrisë, duke shmangur......