Dy peticione për eficiencën e energjisë - Financim 50% të termoizolimit, banorët e Korçës e Pogradecit: Ul konsumin e druve dhe ndotjen e ajrit

Qytetarët e Korçës dhe Pogradecit kërkojnë bashkëfinancimin e termoizolimit të banesave nga ana e bashkive, përmes caktimit të “Fondit të Komunitetit”, që nënkupton se 50% e investimit paguhet nga vetë banorët, ndërsa pjesa tjetër nga fondet publike të bashkisë.
Përmes 2 peticioneve të depozituar në bashkitë respektive argumentohet se shkak u bë ndotja e ajrit në stinën e dimrit, si pasojë e përdorimit të lartë të druve të zjarrit për ngrohje.
Ndërkohë që, termoizolimi, si masë e eficiencës së energjisë ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e energjisë së përdorur, që në këtë rast janë drutë e zjarrit e rrjedhimisht edhe në uljen e emetimit të ndotësve në ajër.
Së bashku me peticionet, është depozituar edhe argmentimi i plotë, duke cituar të dhëna të dala nga 2 raporte të auditimit energjetik, të hartuar në këto 2 bashki. Sipas tyre, banesa e marrë në studim në qytetin e Korçës mund të ulë sasisë e lëndës drusore të përdorur me 67%, ndërsa në Pogradec me 80%.
“Për pasojë, edhe emetimet në atmosferë dhe nevoja për përdorimin e pyjeve për lëndë drusore pritet të ulen me të njëjtat shifra”, - thuhet ndër të tjera në dokumentet e depozituar. Paralelisht, është bërë edhe analiza financiare e 2 bashkive, duke nxjerrë në pah mundësitë për përballimin e programit nga këto njësi të qeverisjes vendore.
Peticionet u ndërmorën nga organizatat All Green Centre dhe Arti në Duart e Gruas, në kuadër të projektit “Dua ajrin tim”, që mbështetet financiarisht nga LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashëpunim. Ndërkohë që, shqyrtimi i tyre pritet të bëhet në mbledhjet e radhës të Këshillave Bashkiakë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Certifikata pronësie për pallatet e braktisura nga ndërtuesit - Lame, në Vlorë: Banorët të bëhen bashkë e të aplikojnë për legalizim
Agjencia shtetërore e Kadastrës vijon procesin e paisjes me certifikata pronësie të pallateve të braktisura nga ndërtuesit. Drejtori i Përgjithshëm i......

Zbulohet ndotësi më i madh i plastikës në botë: Është i njëjti për të pestin vit radhazi!
Janë zbuluar ndotësit më të mëdhenj të plastikës në botë, me Coca-Cola që vjen në krye të listës për të pestin vit radhazi. Kjo është veçanërisht e turpshme......

Brenda gjykatave ‘sekrete’ ku kompanitë e karburanteve fosile ‘vjedhin’ nga vendet në zhvillim!
Më shumë se 380 organizata të shoqërisë civile kanë paralajmëruar një sistem gjykatash ‘sekrete’ që po kërcënon qëllimet globale të klimës. Skema e......

Greqia u kërkon turistëve të eksplorojnë përtej ishujve për të parandaluar mbiturizmin!
Ndërsa në vitet e fundit ishulli grek në Detin Egje jugor është bërë një destinacion turistik super-popullor dhe një vend që duhet parë për influencer,......

Katari ndalon alkoolin në stadiumet e Kupës së Botës dy ditë para fillimit të kampionatit!
FIFA ka njoftuar se alkooli nuk do t'u shitet më tifozëve të futbollit në stadiumet e Kupës së Botës në Katar. Lajmi vjen si një kthesë e papritur, pasi pijet......

Johnson fiton 276 mijë paund nga leksionet - Ish-kryeministri britanik “rizbulon” veten si profesor
Boris Johnson u pagua 276 mijë paund për një fjalim para agjentëve amerikanë të sigurimit, vetëm një muaj pas largimit të tij nga posti i kryeministrit të......

SHBA, 13 miliardë dollarë për modernizimin energjetik - Rreth 70% e linjave të transmetimit të vendit janë mbi 25-vjeçare
Shtëpia e Bardhë njoftoi përmes Departamentit të Energjisë se po kërkon aplikime për grante prej 13 miliardë dollarë financime të reja sipas projektligjit......

Europianët shkurtojnë buxhetet e pushimeve - Rritja e pandalshme e çmimeve po ndikon në shpenzimet e udhëtimit
Trivago, kompania e specializuar në prenotimet online të dhomave, ka dalluar shenjat e para se kriza ekonomike po ndikon në shpenzimet e udhëtimit të......