Greqia u kërkon turistëve të eksplorojnë përtej ishujve për të parandaluar mbiturizmin!

Ndërsa në vitet e fundit ishulli grek në Detin Egje jugor është bërë një destinacion turistik super-popullor dhe një vend që duhet parë për influencer, zyrtarët e turizmit të vendit thonë se ka shumë më tepër për të zbuluar në Greqi përtej Santorinit - plus, do të jeni në gjendje të shmangni turmat duke qenë gjithashtu një turist më i qëndrueshëm.
Greqia ka qenë prej kohësh e përkushtuar për të promovuar turizmin e qëndrueshëm në territorin e saj dhe për të trajtuar ndikimin mjedisor të udhëtimeve bashkëkohore. Por për vendin, qëndrueshmëria do të thotë më shumë sesa thjesht ruajtja e peizazheve të tij me famë botërore.
"Ne nuk po flasim vetëm për ruajtjen e burimeve natyrore ose mbrojtjen e mjedisit. Për ne, qëndrueshmëria është gjithashtu diçka tjetër," thotë Dimitris Fragakis, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare Greke të Turizmit (GNTO).
“Ka të bëjë me atë se si komunitetet lokale përfshihen me turizmin, sepse ne duam që njerëzit të jenë pranë turizmit, jo kundër turizmit. "Ka disa raste të këqija këtu në Europë të vendeve që përballen me mbiturizëm, ku vendasit dëbohen nga shtëpitë ose lagjet e tyre. Ne nuk e duam këtë."
Strategjia e Greqisë për të shmangur mbiturizmin është të zgjerojë destinacionet që njerëzit do të dëshironin të vizitonin në të gjithë vendin dhe të inkurajojë turistët të eksplorojnë Greqinë jo vetëm në verë, por edhe në dimër.
"Greqia nuk është vetëm diell dhe plazh, dhe nuk janë vetëm ishujt. Plazhet janë gjithashtu të bukura në Greqinë veriore dhe në Greqinë perëndimore. Askush nuk i njeh këto lloj vendesh. Kështu që ne duam t'i promovojmë ato. Ne duam t'u tregojmë njerëzve se mund të shkosh në shumë vende për të pasur një pushim cilësor”.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Katari ndalon alkoolin në stadiumet e Kupës së Botës dy ditë para fillimit të kampionatit!
FIFA ka njoftuar se alkooli nuk do t'u shitet më tifozëve të futbollit në stadiumet e Kupës së Botës në Katar. Lajmi vjen si një kthesë e papritur, pasi pijet......

Johnson fiton 276 mijë paund nga leksionet - Ish-kryeministri britanik “rizbulon” veten si profesor
Boris Johnson u pagua 276 mijë paund për një fjalim para agjentëve amerikanë të sigurimit, vetëm një muaj pas largimit të tij nga posti i kryeministrit të......

SHBA, 13 miliardë dollarë për modernizimin energjetik - Rreth 70% e linjave të transmetimit të vendit janë mbi 25-vjeçare
Shtëpia e Bardhë njoftoi përmes Departamentit të Energjisë se po kërkon aplikime për grante prej 13 miliardë dollarë financime të reja sipas projektligjit......

Europianët shkurtojnë buxhetet e pushimeve - Rritja e pandalshme e çmimeve po ndikon në shpenzimet e udhëtimit
Trivago, kompania e specializuar në prenotimet online të dhomave, ka dalluar shenjat e para se kriza ekonomike po ndikon në shpenzimet e udhëtimit të......

Institucionet publike nuk kursejnë energjinë - Sipas të dhënave zyrtare, vetëm 3 nga 10 institucione në Greqi fikin dritat
Vetëm 798 institucione publike në Greqi, nga gjithsej 2776 kanë caktuar menaxherë të energjisë sipas kërkesës në bazë të vendimit të Ministrisë së Mjedisit, që......

Përmbytjet, a mjaftojnë investimet parandaluese? - Raporti/ Ndërhyrje në kanalet kulluese me rrezik, rehabilitim i argjinaturave
Zëri i buxhetit për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit zë një peshë të rëndësishme në totalin e fondeve të akorduara për Ministrinë e Bujqësisë për vitin......

Më shumë falimente se biznese të reja në BE - Shifrat e Eurostat tregojnë për ndikimin gjithnjë e më të madh të krizës
Regjistrimet e bizneseve të reja në Bashkimin Europian u rritën me 2.6% në tremujorin e tretë të vitit 2022 në krahasim me tremujorin e mëparshëm, pasi më parë......

Firmoset marrëveshja, Shqipëria anëtare e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile!
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič firmosën sot, në mjediset e Kryeministrisë marrëveshjen......