Ky qytet i bukur italian u ofron njerëzëve 30 mijë dollarë për të jetuar atje!

Qytetet në të gjithë Italinë janë në garë për të nisur skema të zgjuara që synojnë të joshin banorët e rinj për të ringjallur pasurinë e tyre vitet e fundit. Nga shtëpitë e rrënuara që shiten për pak më shumë se një dollar, te shtëpitë e gatshme për banim me çmime të ulëta, ka pasur një furi konkurrence.
Qyteti piktoresk i Presicce në rajonin me diell të Pulias është i fundit që hyn në lojë me një ofertë joshëse. Zyrtarët thonë se do t'u japin njerëzve deri në 30,000 euro për të blerë një banesë të zbrazët dhe për të marrë një vendbanim.
Edhe më mirë, shtëpitë në shitje si pjesë e marrëveshjes janë me çmim prej rreth 25,000 euro. Ashtu si pronat e tjera të lira në shitje në të gjithë Italinë, ato janë braktisur prej kohësh nga pronarët e tyre origjinal.
Dhe si një bonus shtesë, vendndodhja është e pabesueshme, e rrethuar nga natyra e zonës Salento në thembër të çizmes së Italisë dhe afër plazheve dhe ujërave të pastër bruz të Santa Maria di Leuca.
Autoritetet në Presicce shpresojnë se oferta e një stimulimi me para do t'i japë jetë të re qytetit të tyre të shpopulluar, ku të sapolindurit janë më të pakët çdo vit.
"Ka shumë shtëpi bosh në qendrën historike të ndërtuara para vitit 1991, të cilat ne do të donim t'i shihnim përsëri të gjalla me banorë të rinj," tha këshilltari lokal Alfredo Palese. “Është për të ardhur keq të dëshmosh sesi lagjet tona të vjetra plot histori, arkitekturë dhe art të mrekullueshëm po zbrazen ngadalë”.
Detajet e marrëveshjes janë aktualisht duke u finalizuar, shton Palese, por autoritetet janë gati të nisin aplikimet në javët e ardhshme kur informacioni do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të bashkisë.
"Ne do të ofrojmë deri në 30,000 euro për njerëzit që dëshirojnë të lëvizin këtu dhe të blejnë një nga këto banesa të braktisura," thotë ai. "Financimi i përgjithshëm do të ndahet në dysh: do të shkojë pjesërisht në blerjen e një shtëpie të vjetër dhe pjesërisht në rivendosjen e saj, nëse është e nevojshme."
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Dy peticione për eficiencën e energjisë - Financim 50% të termoizolimit, banorët e Korçës e Pogradecit: Ul konsumin e druve dhe ndotjen e ajrit
Qytetarët e Korçës dhe Pogradecit kërkojnë bashkëfinancimin e termoizolimit të banesave nga ana e bashkive, përmes caktimit të “Fondit të Komunitetit”, që......

Certifikata pronësie për pallatet e braktisura nga ndërtuesit - Lame, në Vlorë: Banorët të bëhen bashkë e të aplikojnë për legalizim
Agjencia shtetërore e Kadastrës vijon procesin e paisjes me certifikata pronësie të pallateve të braktisura nga ndërtuesit. Drejtori i Përgjithshëm i......

Zbulohet ndotësi më i madh i plastikës në botë: Është i njëjti për të pestin vit radhazi!
Janë zbuluar ndotësit më të mëdhenj të plastikës në botë, me Coca-Cola që vjen në krye të listës për të pestin vit radhazi. Kjo është veçanërisht e turpshme......

Brenda gjykatave ‘sekrete’ ku kompanitë e karburanteve fosile ‘vjedhin’ nga vendet në zhvillim!
Më shumë se 380 organizata të shoqërisë civile kanë paralajmëruar një sistem gjykatash ‘sekrete’ që po kërcënon qëllimet globale të klimës. Skema e......

Greqia u kërkon turistëve të eksplorojnë përtej ishujve për të parandaluar mbiturizmin!
Ndërsa në vitet e fundit ishulli grek në Detin Egje jugor është bërë një destinacion turistik super-popullor dhe një vend që duhet parë për influencer,......

Katari ndalon alkoolin në stadiumet e Kupës së Botës dy ditë para fillimit të kampionatit!
FIFA ka njoftuar se alkooli nuk do t'u shitet më tifozëve të futbollit në stadiumet e Kupës së Botës në Katar. Lajmi vjen si një kthesë e papritur, pasi pijet......

Johnson fiton 276 mijë paund nga leksionet - Ish-kryeministri britanik “rizbulon” veten si profesor
Boris Johnson u pagua 276 mijë paund për një fjalim para agjentëve amerikanë të sigurimit, vetëm një muaj pas largimit të tij nga posti i kryeministrit të......

SHBA, 13 miliardë dollarë për modernizimin energjetik - Rreth 70% e linjave të transmetimit të vendit janë mbi 25-vjeçare
Shtëpia e Bardhë njoftoi përmes Departamentit të Energjisë se po kërkon aplikime për grante prej 13 miliardë dollarë financime të reja sipas projektligjit......