Bota Postuar më 21 Nëntor 2022, 09:53

Euro zbret poshtë 1.03 dollarë - Investitorët presin të tjera të dhëna mbi ekonominë amerikane

Nga SCAN TV
Euro zbret poshtë 1.03 dollarë - Investitorët presin të

Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pasi është preferuar nga investitorët duke përfituar nga statusi i parajsës së sigurtë. Në anën tjetër rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë ka dëmtuar juanin. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në mbi 107, niveli më i lartë që nga 11 nentori.

Ky indeks u rrit me 0.5% gjatë javës së kaluar, fitimet më të mëdha javore në një muaj. Megjithatë, pavarësisht rimëkëmbjes së lehtë, monedha amerikane pritet të realizojë performancën më të dobët mujore që nga korriku i vitit 2020.

Komentet e bëra nga zyrtarët e Rezervës Federale e kanë mbështetur monedhën amerikane në sesionet e fundit. Tashmë, investitorët po presin të dhëna të tjera ekonomike për të parashikuar më saktë politikën monetare që do të ndjekë banka qëndrore më e madhe në botë. Tregjet po presin edhe procesverbalin e takimit të nëntorit të Rezervës Federale, që do të publikohet të mërkurën.

Monedha e përbashkët europiane, euro, ka zbritur poshtë nivelit të 1.03 dollarëve, ndërsa paundi po tregtohet në rreth 1.18 dollarë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 16 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1120 dollarë.

Shqipëria 21 Nëntor

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke fituar sërish pikë nga java e kaluar teksa është blerë këtë mëngjes me 113.3 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat